Pyetje serioze që na ndihmojnë të bëhemi Vendimarrës ekspert për një jetë të begatë

  Çdo ditë duhet të ndërmarrin një sërë vendimesh. Ajo çfarë do vendosni do përcaktojë se çfarë do ndodhë më tej në jetën tuaj. Qoftë një mik që ju fton të bëni një shëtitje apo një i njohur me një mundësi biznesi, i cili ju fton të bëheni vendimarrësi tij.

Shumë pak njerëz e identifikojnë veten si vendimarrës ekspetë. Megjithatë, është e lehtë të bëhesh një vendimarrës i mirë. Nevojitet vetëm një model vendimarrje - një proces i thjeshtë i marrjes së vendimit.

Kur i bëni vetes këto 6 pyetje, marrja e vendimit bëhet e lehtë. Ndërsa thelloheni në këto pyetje, vendosni se cili nga dy opsionet është më e rëndësishme për ju.

1. Shpërblimi do jetë më i madh se investimi?

Mund të invesoni kohë, energji apo para. Paraja është më e thjeshta për t'u kuptuar, kështu që do përdorim paranë si shembull.

Shpërblimet janë qoftë në para, shëndet, marrëdhënje apo lumturi.

Po qëndroni përpara një dyqani duke parë një çokollatë. E ndjeni atë dëshirën e brendshme për ta marrë.

Invesimi është 100 lek. Janë shpërblimet më shumë se 100 lek?

Është më mirë të supozojnë se nuk do fitoni para nga kjo. Dhe mbase nuk do revulocionalizojë marrëdhënejt tuaja. Do merrni lumturi afatshkurtër pasi ta konsumoni, e cila ka pak vlerë për ju. Më pas duhet të konsideroni shëndetin. Të gjithë e dimë që sheqeri ndikon negativisht në shëndet. Pas 30 minutash do karakterizoheni nga e njëjta ndjenjë e mëparshme gjatë gjithë ditës. Me pak fjalë, ja vlejti për ju 100 lekëshi që shpenzuat për çokollatën?

Kuptoni që shpërblimet mund të jenë negative.

Po sikur të ishin dy çokollata? Si do ndikonin në shëndetin, paratë, marrëdhënjet dhe lumturinë tuaj? Ja vlen çmimi?

Po televizori?

Po të shkosh për kafe me tre shokë apo shoqe?

Të dalësh jashtë të pish apo të qëndrosh në shtëpi duke lexuar një libër?

2. Cila është vlera e ardhshme?

Një sërë gjërash na japin një sens fitoreje apo lumturie afatshkurtër, si çokollata. Por si ndikon kjo në të ardhmen tonë? Na ndihmon të kemi në të ardhmen vlerë në shëndet, para apo marrëdhënje?

3. Zhvillohem si individ?

Po sikur të jeni njëri i ditur e të bëni një prezantim apo të mbani një leksion përpara një turme njerëzish, pa fituar para, duke shpenzuar kohën tuaj, a zhvilloheni si individë?

Sigurisht që zhvilloheni.

Do sfidoni frikërat tuaja duke folur përpara një turme. Do bëheni dikushi që është i aftë të flasë në publik.

4. E përmirëson stilin tim të jetesës?

Liria dhe koha janë komoditete të rëndësishme. Nëse i thoni "po" një mundësie, është e rëndësishme të konsideroni se si do ndikojë në stilin tuaj të jetesës.

Ju mundëson më shumë kohë? De keni më shumë liri për të ndjekur ëndërrat tuaja? Do bëhet jeta juaj më argëtuese? Do keni më shumë mundësi për të ndihmuar të tjerët.

5. A e zhvillon mirëqenien time emocionale?
Nëse merrni vendimin, a do ta zhvillojë ky vendim gjendjen tuaj emocionale?

Do ju bëjë më të qetë e të paqtë në zemër? Mbase do ju japë më shumë qartësi?

Mund të mendoni për mirëqenien tuaj emocionale si një trup i madh uji brenda jush. Do donit që uji juaj i brendshëm të ishte i patrazuar me një sipërfaqe të sheshtë.

Shmangni çfarë acaron ujërat e brendshëm, pa një premtim për qetësim në të ardhmen.

6. E bën jetën më të mirë për familjen, miqtë dhe komunitetin?
Vendimet tuaja ndikojnë tek njerëzit pranë jush. Vendimi do ta bënte jetën më të mirë për miqtë, familjen dhe komunitetin?

Modeli i vendimarrjes shkurtimisht:

1. Kthimi i shpërblimit

2. Vlera e ardhshme

3. Zhvillimi personal

4. Stili i jetesës

5. Mirëqenia emocionale

6. Familja, miqtë, komuniteti
Previous Post Next Post