Përse femrat dërgojmë më shumë mesazhe të dykuptimta


 Termi "mesazhe të dykuptimta" i referohet atyre mesazheve ku mesazhi verbal dhe ai joverbal bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Bazuar në studime në fushën e komunikimit, duket se femrat dërgojmë më tepër mesazhe të dykuptimta se meshkujt. Mospajtimi i mënyrës së dërgimit të mesazheve ndikon në uljen e besueshmërisë së perceptimit tek femrat. Kur shefi bërtet, Eva, dhe ajo qesh, cili është mesazhi që Eva po dërgon? Është një mesazh i përzier. Kur Eva thotë që shakaja e tij ishte e tmerrshme, por ajo sërish qesh, çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Ishte shaka e mirë apo e keqe? Nëse një femër i shreh zemërimin një kolegu kur ai thotë se është faji i saj që projekti është vonuar për dy javë më shumë, dhe më pas ajo qesh, çfarë duhet të kuptojë ky koleg? Ai mund të mendojë "Mbase shtyrja e projektit nuk është diçka aq e keqe." Në të shumtën e rasteve meshkujt mund të mendojnë se ajo nuk di çfarë dëshiron apo se çfarë të bëjë më pas, duke bërë që kredibiliteti i saj të bie në sytë e tij.

Mesazhet e dykuptimta të femrave mund të kenë një arsye. Për shembull nëse një femër është në një situatë shqetësuese, ajo mund të qeshë nga zori. Nëse i shfryhet shefit të saj, ajo mund të rrisë shqetësimin tek personat e tjerë dhe të qeshë sikur dëshironte të thoshte "E di që mund të bësh më mirë." Ajo mund të përdorë të qeshurën për të zbutur shfryerjen apo ashpërsinë e fjalëve. Por në fakt ajo nuk po bën gjë tjetër veçse po mohon seriozitetin e mesazhit që po dërgon duke ndikuar tek imazhi i saj në punë. Por a mundet kjo femër të jetë strikte dhe e sertë duke menaxhuar një skuadër për të arritur qëllimet në kohën e caktuar? Sugjerohet që meshkujt dhe femrat të jenë koshient për mesazhet e tyre joverbale dhe të punojnë në zhvillimin e harmonisë mes mesazheve verbale dhe joverbale./Psychology/
Përse femrat dërgojmë më shumë mesazhe të dykuptimta Përse femrat dërgojmë më shumë mesazhe të dykuptimta Reviewed by Marion Mardodaj on 6/05/2016 12:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.