Njohuritë bazike që të gjithë duhet të dinë mbi Avokatinë

Nga Avokate Mirela Biba
Avokatia është fushë e drejtësisë, që përfshin detyrat e mbrojtjes e të ndihmës juridike me avokat, në përputhje me ligjet në fuqi; institucioni i drejtësisë që ka këto detyra. 

Nëse jeni duke kërkuar ndihmën e një avokati ose mendon të shkoni në shkollën e ligjit, ekziston një konfuzion i përgjithshëm në popullatë se çfarë lloj avokatësh ka.  Disa njerëz supozojnë se një avokat është një avokat, kështu që çdo avokat do të jetë në gjendje të ofrojë çfarëdo shërbime ligjore që ata kanë nevojë. Ndërsa teknikisht kjo është e vërtetë, sepse një avokat është i liçencuar për ushtrimin e ligjit por ligji është aq i gjerë dhe gjithëpërfshirës që është e pamundur për një avokat të vetëm të ofrojë që të ofrojë në mënyrë efektive shërbime ligjore në të gjithë fushat e ligjit. Ashtu si mjekët, ku ka një përqendrim në një zonë të caktuar të trupit, grupmoshave të caktuara apo llojeve të veçanta të sëmundjeve, avokatët zakonisht specializohen në një ose disa lloje të ngjashme të ligjit. 

Më poshtë është një listë prej 18 ekzemplarësh më të zakonshëm të avokatëve (në asnjë mënyrë të veçantë) dhe përshkrime të shkurtëra të praktikës së ligjit të çdonjërit prej avokatëve: Avokati Koorporate ose Biznesi, Avokat i Punësimit dhe punës, Finance, i Bashkimeve dhe Blerjeve të kompanive, Pronës Intelektuale, i Familjes, i planifikimit të pasurive të patundshme (verifikimesh zyrtare ), Taksash, i Mbrojtjes Penale, Trafiku, i lëndimeve personale, i Falimentimit, Civil, i Internetit,  i Turizmit, Emigracioni, i Neglizhencës Ligjore dhe Përgjegjësisë Profesionale, i pronave të paluajtshme (Real Estate). Pra, tani dimë pak më shumë në lidhje me ekzistencën llojeve të avokatëve (juristëve). 

Nëse jeni duke kërkuar të punësoni (zgjidhni apo kontraktoni) një avokat, është shumë e rëndësishme të kuptoni se si të gjeni avokatin e duhur për nevojat tuaja. Edhe pse ka shumë fusha praktike të mbivendosura, çdo lloj i ligjit është i ndryshëm dhe sigurisht që do dëshironit të ishit të sigurt në marrjen e avokatit cilësor profesionalisht (e duhur) të specializuar në llojin e shërbimit juridik që ju nevojitet. Të bësh këtë është e rrezikshme dhe mund të krijojë probleme të panevojshme ligjore në të ardhmen. Kështu që jini vigjilint dhe të kujdesshëm në përgjedhje. Detaji bën diferencën. Pëpara se të gjeni të duhurin kërkoni në disa zyra e pastaj vendosni. Trajtojeni shërbimin me detajet e një artikulli që blini në dyqan i cili n.q.s. do kishte të meta nuk do ta blinit apo do ta kthenit në kohë duke e zëvendësuar madje edhe duke u dëmshpërblyer për kohën që keni shpenzuar pa arsye të motivuara me një pseudoavokat "surrogate" me të meta objektive në cilësinë e shërbimit profesional. Profesionalizëm do të thotë pasion, do të thotë pëkushtim pa kushte e pa u ndikuar nga prestigji i profesionit, të ardhurat apo lloji i klientit e gjyqarit apo shkalla e vëshirësisë së çështjes. E pamundur sikur të gjithë njerëzit të ishin të saktë e profesionistë, është sikur të kërkosh që të gjithë njerëzit të flasin një gjuhë anekënd. Dyshimi i faktuar ose i konsultuar ndaj njerëzve e proçedurave duke i materializuar në letër dhe aty e shkruar në formë korrekte është ngushëllim i dijes dhe forca e drejtësisë dhe provueshmëria e së vërtetës de jure dhe de facto. Kur shteti nuk mbron qytetarin atëhere qytetari duhet t'i kërkoj llogari tjetrit duke qenë më kërkues ndaj vetes e duke mësuar si të zgjedhë profesionistin në mënyrë që e vërteta të marrë frymë lirisht pa "smogun" e atyre që klientin e konsiderojnë viktimë naive apo kavje eksperimenti në daravitjen e çështjes.

Për më tepër rreth Av. Mirela Biba kliko këtu, ose mund të lidheni me anë të Facebook.
Njohuritë bazike që të gjithë duhet të dinë mbi Avokatinë Njohuritë bazike që të gjithë duhet të dinë mbi Avokatinë Reviewed by Marion Mardodaj on 6/05/2016 03:32:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.