Meshkujt me nivel të ulët maskuiniliteti bëhen më joshës për femrat kur lyhen me deodorant

 Si mundet që meshkujt që duken pak mashkullorë të jenë atrakfiv për femrat?

Deodoranti i bën ata meshkujt që janë pak mashkullorë më atraktiv për femrat, sugjeron një studim i fundit publikuar në Evolution and Human Behavior.

Rritja e atraktivitetit nuk rezultoi tek ato meshkuj që shihen si tepër mashkullorë

Studimi nënvizoi faktin se femrat janë më të ndjeshme se meshkujt ndaj deodoranteve.

Deodoranti ka efekt vetëm tek ata meshkuj që shihen si pak mashkullorë, ndërsa tek meshkujt që shihen si mashkullorë, deodoranti nuk jepte efekte të rëndësishme.

Kjo do të thotë se meshkujt më pak mashkullorë mund ta rrisin pëlqeshmërinë e tyre në mënyrë artificiale duke përdorur deodorante.

Ndërsa për meshkujt që shihen si mashkullorë, deodoranti mund të japë efektin e kundërt, kjo për shkak se studimet thonë që meshkujt me nivel të lartë maskuiniliteti shpesh nuk pëlqehen nga femrat, për shkak se perceptohen si agresiv dhe armiqësorë.
Previous Post Next Post