Loading...

Mënyra për të dalluar se kush është Psikopat

Mënyra për të dalluar se kush është Psikopat

 Në vitet 1800 doktorët që punonin me pacientë me probleme mendore nisën të vënë re se disa nga ta së jashtmi u duknin normal, por së brendshmi kishin atë që ata e quajnë "shthurje morali" ose "moral-sëmurë", pasi dukej se nuk e kishin sensin e etikës apo të të drejtave të njerëzve të tjerë. 

Në fillim të viteve 1900 termi "psikopat" i referohej kësaj kategorie njerëzish. Ndërsa në vitin 1930 u ndryshua në termin "sociopat", për të nxjerrë në pah dëmin që këta i shkaktojnë shoqërisë.

Psikopatia apo sociopatia ka një histori interesante. E vërteta është se psikopatia apo sociopatia është një gjendje e vërtetë që bartet nga njerëz të vërtetë. Madje është për të theksuar se sociopatët që veprojnë sipas impulseve të tyre janë një kërcënim real për shoqërinë.

Kanë të gjithë psikopatët tendenca dhune? Sigurisht që jo. Por kjo lidhet me tendencën - me mundësitë që dikush mund të veprojë në një mënyrë e cila mund të jetë potencialisht e rrezikshme.

Ja 6 shenja kur kemi të bëjmë me një psikopat:

1. Kanë qëndrim ulës për veten, të pasinqertë
Psikopatëve u pëlqen të luajnë me ndjenjat e të tjerëve. Përfitojnë një kënaqësi të çuditshme duke vepruar kështu. Me fjalë të tjera, të luash me ndjenjat e të tjerëve është një mënyrë e mirë efektive për t'i manipuluar ata për përfitim personal. Do thonë përralla nga më të çuditshme për të prekur ndjenjat e të tjerëve. Këto përpjekje vazhdojnë derisa të marrin çfarë duan. Ata kanë gjithashtu një nevojë të jashtëzakonshme për të pasur vëmendjen e të tjerëve.

Megjithse psikopatët kanë një mospëlqim të brendshëm ndaj njerëzve, kanë një dëshirë të madhe për vëmendjen e tyre. Sapo të kenë vëmendjen e dëshiruar, do nisin me veprimet e tyre manipulative për të marrë çfarë dëshirojnë. Zakonisht njerëzit normal e nisin një dramë për shkak të emocioneve, ndërsa psikopatët për përfitim personale.

3. Një histori gënjeshtrash dhe të kërkuarit ndjesë
Psikopati është thuajse gjithmonë një gënjeshtarë me një tendencë për të kërkuar të falur. Nëse i kritikon se si po veprojnë, ata do gjejnë gjithmonë një arsye - përgjithësisht ju kritikojnë për sjelljen tuaj të qëllimshme. Sillen gjithmonë në mënyrë manipulative, pa u përpjekur që ta zhvillojnë atë.

4. Do ju injorojnë qëllimisht
Kjo është më e vërtetë për ata që janë në një marrëdhënje me një psikopat. Janë ekspertë të manipulimit të ndjenjave - dhe do gjejnë gjithmonë mënyra për të dëmtuar besimin tuaj në vetvete. Zakonisht ata injorojnë njerëzit më të afërt që kujdesen për to. Kjo i jep psikopatit një sens superioriteti, dhe sigurisht që gjeneron vëmendje të madhe për psikopatin.

5. Jeni ose ndjeheni tjetër person mendërisht dhe emocionalisht
Të ndërvepruarit me një psikopat për një perjudhë kohe mund të çojë në ndjenjat e konfuzionit dhe shqetësimeve mendore dhe emocionale. Thjeshtë pyetni dikë i cili ka qenë në marrëdhënje me një psikopat. Psikopatët kujdesen vetëm për veten e tyre. Nuk u intereson aspak dëmi që i shkaktojnë të tjerëve..
Mënyra për të dalluar se kush është Psikopat Mënyra për të dalluar se kush është Psikopat Reviewed by Marion Mardodaj on 6/19/2016 11:27:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.