Loading...

5 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

Nëse ju pyet dikush se kush është njeriu më i pasur i të gjitha kohërave, do t'ju shkojë ndër mend Bill Geids apo Mark Zukenbergu. Megjithëse këta njerëz janë të pasur, janë shumë larg pasurisë së personazheve që po paraqesim në vijim. Më të pasurit e të pasurve qëndorjnë veçmas. Bëhet fjalë për njerëz që kamë bërë sasi të jashtëzakonshme parashë.

Ja lista e 5 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave:

1. John D. Rockefeller
njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

 John D. Rockefeller njihet ndryshe si "babai i botës së naftës". I lindur në vitin 1839, Ky manjat jo vetëm që u bë themeluesi i kompanisë së parë Standard Oil Company por u bë njeriu më i pasur në botë.

Në moshën 16 vjeçare Rockfeller gjeti një punë si llogaritarë në Hewitt & Tuttle. Në moshën 20 vjeçare punonte me partnerët e tij të biznesit si një tregrarë duke u marrë me shitjen e barit të thatë, mishit, drithërave dhe ushqimve të ndryshme, duke bërë që kompania të mblidhte 450,000 dollarë brenda një viti.

Duke qenë tashmë një biznesmen i suksesshëm, Rockefeller ndjeu që në vitet 1860 ishte hapur një mundësi e artë për t'u marrë me biznesin e naftës. Kështu që ai hapi rafinerinë e tij në vitin 1863, e cila brenda dy viteve u bë më e madhja e rajonit ku operonte.

Në vitin 1866 ai u bë ortak me vëllain e tij Williams. Së bashku ndërtuan një rafineri të dytë në Cleveland dhe e quajtën "Standard Works". Në të njëjtën perjudhë hapën edhe një zyrë në Nju Jork e cila merrej me pjesën e eksportit. Me Rockfeller në krye të punëve, William rekrutoi Henry Flager për të zgjeruar biznesin më tej. Në vitin 1868 rafineria e Rockfeller ishte padyshim më e madhja në botë. Falë kushteve të favorshme ekonomike kjo komani nisi të lulëzojë gjithnjë e më shumë. Ai donte që kompania e tij të rritej vazhdimisht.

Kur Rockfeller vdiq në vitin 1937, asetet e tij ishin përgjegjëse për 1.5 të prodhimit të përgjithshëm të SHBA-ve. Sot, pasuria e tij mund të shkonte në rreth 340 miljardë dollarë.

2. Andrew Carnegie
njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

Industrialisti Carnegie ishte padyshim një ndër njerëzit më të pasur të shekullit 19 dhe themeluesi i Universitetit Carnegie Mellon. Carnegie lindi në 25 nëntorë të vitit 1835 në Dunfermline të Skocisë. Familja e tij emigroi në SHBA dhe u vendos në Pensilvani.

Si fillim punoi në një fabrikë dhe më pas si lajmëtarë telergafi. Në vitin 1853 Carnegie u punësua si punonjës, asistent dhe telegrafist në ndërtimin e hekurudhës së Pensilvanisë pranë liderit më të lartë, THomas Scott. Brenda 3 viteve Carnegie u ngrit në detyrë duke u bërë administrator.

Gjatë perjudhës së punës ai fitoi eksperiencë të madhe në biznesin e industrisë në përgjithësi. Më aej ai bëri një sërë investimesh të rëndësishme që do shkonin në dobi të biznesit të tij.

Në vitin 1865 ai e braktisi industrinë e hekurudhës dhe u fokusua në biznesin e tij të përpunimit të çelikut, ku në vitin 1889 ndërtoi kompaninë më të madhe që bota kishte parë ndonjëherë. Carnegie revolucionarizojë prodhimin e çelikut në SHBA.

Në vitin 1901, Carnegie u tërhoq nga bota e biznesit dhe ia shiti biznesin Korporatës së Çelikut të ShBA-ve. Nga shitja ai fitoi më shumë se 200 milion dollarë, që me vlerën e sotme bëjnë rreth 310 miljardë dollarë.

3. Nikolla II i Rusisë
CAr Nikolla i rusisë

Nikolla II lindi në 6 maj të vitit 1986 dhe ishte cari i fundit i Rusisë nën sundimin e romanovëve. Aleksandër Alexandroviç ishte trashëgimtari i Perandorisë Ruse dhe babai i Nikollës. Aleksandri ndikoi shumë në ndërtimit e vlerave religjioze dhe të qeverisjes autokratike tek djali i tij.

Kur babai i Nikollës vdiq në vitin 1894, Nikolla trashëgoi fronin perandorak dhe u martua me princeshën Alix të Hesse-Darmsadt. Brenda 6 vitesh ata lindën 4 vajza, Olga, Tatiana, Maria dhe Anastasia.

Më në fund djali i shumëpritur i çiftit perandorak lindi në vitin 1904. Por dekadad në vazhdim do t'u karakterizonin nga kryengritje dhe pakënaqësi në popullatë. Në vitin 1917 Nikolla u detyrua të bjerë nga froni nga revolucioni bolshevik dhe familje perandorake u arrestua.

Shumë shpejt bolshevikët do të nxisnin luftën cilive ku edhe vranë të gjithë pjesëtarët e familjes perandorake.

Gjatë 50 viteve që ai ishte gjallë, pasuria e tij shkonte në rreth 900 milion dollarë, ose me vlerën e sotme, në mbi 300 miljardë dollarë amerikan.

4. William Henry Vanderbilt
 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

I lindur në 8 Maj të vitit 1821 në Nju Xhersi, Vanderbilt ishte një nga 13 fëmijët e Cornelius Vanderbilt, një nga industrialistët më të pasur në botë. I etiketuar si jo i aftë nga babai i tij, ai u dëbua në një fermë në Staten Island.

Por ai ia nisi punës duke gjeneruar të ardhura të rëndësishme nga ferma, dhe këto lëvizje nuk shpëtuan pa u vënë re nga babai i tij. Në vitin 1840 ai u thërrit nga babai i tij në lidhje me riorganizimin e hekurudhës Long Island. Dhe po ashtu siç kishte vepruar me fermën, William e ktheu biznesin Vanderbilt shumë shpejt në të suksesshëm. Në vitin 1864 ai ishte zëvendëspresident i hekurudhës së Nju Jorkut, dhe pas vdekjes të babait të tij në vitin 1877, organizata Vanderbilt kaloi në pronësi të William.

William trashëgoi biznesin e tij dhe e zgjeroi edhe më tej në qytete të ndryshme. Fatmirësisht për shkak të shëndetit u detyrua të tërhiqet nga biznesi në vitin 1883.

Vetëm 6 vjet pas vdekjes së babait të tij, William i dyfishoi të ardhurat e familjes në mbi 200 milion dollarë, që me shumën e ditëve të sotme shkon mbi 239 miljardë amerikan.

5. Osman Ali Khan, Asaf Jah VII

Osman Ali Khan u lind në 6 prill të vitit 1886 në Pradesh të Indisë. Në vitin 1911 ai ndoqi gjurmën e babait të tij si governator i Hyderbad. Gjatë 37 viteve të mbretërimit të tij, osmanët aplikuan një sërë politikash që rezultuan të suksesshme për këtë vend.

Elektriciteti, hekurudhat dhe rrugët u zhvilluan me shpejtësi. Osmanët gjithashtu dhuruan sasi të mëdha parashë për edukim në institucione si Jamia Nazamia, Universiteti Banaras Hindu dhe Universiteti Musliman Aligarh.

Kur Ali Khan vdiq në vitin 1967, ai kishte 7 gra dhe 42 gra pa kurorë dhe një pasuri prej 230 milion dollarësh, që me kursi e sotëm shkojnë rreth 100 miljardë dollarë amerikan.
5 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave 5 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave Reviewed by Marion Mardodaj on 6/25/2016 11:14:00 AM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.