Loading...

5 mënyra për të ndihmuar dikë që po vuan Emocionalisht

 Vuajtja emocionale është pjesë e jetës sonë. Jetojmë mes dualitetit të lumturisë dhe mërzisë, errësirës dhe dritës, ekujlibrit dhe çekujlibrit. Nuk mund t'i shmangemi shqetësimeve të ditës. Si mund të gjejmë dashuri pa dhimbje? 

Një fjalë e urtë budiste thotë që "Dhimbja është e pashmangshme, vuajtja është opsionale." Fatkeqësisht, kur jemi në furtunën e vuajtjeve emocionale është shumë e vështirë ta shohim këtë gjë. Jemi mbushur me frikë dhe dëshpërim. Mërzia na merr me vete dhe shpesh na nevojitet një dorë për të na ndihmuar.

Ja pesë mënyra për të ndihmuar dikë që po vuan emocionalisht:

1. Afrojuni me dashuri dhe butësisht
Ndërsa jemi në gropën e zezë të depresionit dhe mërzisë nuk mund ta shohim dritën. Gjëja e fundit që mund t'i thohet një personi që vuan, që të mos vuajë.  Hapi i parë për ta ndihmuar një person në të tillë gjëndje është shmangja e gjykimeve dhe kriticizmit. Thjeshtë vetëm se ju i shihni gjërat ndryshe, kjo nuk i bën ata të shohin me shqisat tuaja. Mundësoni që ky person të dijë se dikush e dashuron. Përkujdesuni. Kërkoni për ta ndihmën e një terapisti ose thjeshtë flisni me ta rreth çështjeve.

Shpesh, e vetmja gjë që ata mendojnë është se shkaku i dhimbjes nuk është thelbi i çështjes. Emocionet maskojnë gjëra të tjera. Një vullkan ndjenjash dalin në sipërfaqe. Fshihen thellë në mendje. Mos e shtyni shumë shpejt këtë person. Thjeshtë qëndroni me të si një litar shpëtini dhe mundësoni që ky person ta kapë këtë litar. Të ndjerit të sigurtë është një shenjë e mirë vlerësimi. Mos u mundoni të kontrolloni situatën.

2. Qeshni
E qeshura është një nga shëruesit më të mirë. Mundësoni që ky person të provojë kënaqësinë. Kërkojini të shohë me ju një film gazmorë. Shihni fëmijët tek luajnë në park. Tregoni histori të momenteve të lumtura të së shkuarës. Kujtojini këtij personi çastet më të bukura. Kjo gjëndje nuk do zgjasë përgjithmonë.

3. Qani me të
Të qenit vulnerabël është një ndër gjërat më të vështira në jetën tonë. Është e vështirë të tregohen pikat e dobëta. Por duke e ndihmuar këtë person që të lotojë, kjo përbën një shkarkim të rëndësishëm emocional. Ndihmojeni që të ndjehet se nuk është vetëm. Ndajeni përvojën me të. Ngushëllojeni pa ndalur emocionet. Nuk jeni me të për të zgjidhur problemin.

4. Bëni një shëtitje në natyrë
Dalja në diell e ndihmom trupin të gjenerojë vitamina. Bëni një shëtitje, një shëtitje të shkurtër me biçikletë, ose thjeshtë uluni bë bar. Natyra është ilaçi më i mirë për depresionin. Aktivitetet qetësuese ndihmojnë në rritjen e nivelit të hormoneve në tru. Shëtitjet në natyrë ndihmon në zhvillimin e botëkuptimit, në aftësitë fikusuese dhe ndihmon në fuqizimin e sistemit imunitarë. Kjo njihet si "ekoterapi" dhe është mënyra më natyrale e shërimit.

5. Ndihmojeni të falë
Falja është e rrallë për personin që na ka shkaktuar dhimbje. Falje do të thotë të lësh mënjanë intin, dhimbjen dhe fyerjet. Është një dhuratë që i japim vetes. Çdo gjë që na ndodh përbën një mësim në rrugën tonë. Nuk është e thjeshtë të falësh, por e kundërta është një ndëshkim i vazhdueshëm që stampon rritjen tonë. "E vërteta është se derisa nuk lejon të shojë, derisa të falësh veten, derisa të falësh situatën, derisa të kuptosh që gjithka ka mbaruar, nuk mund të bësh përpara." thotë Steve Maraboli.

Është e vështirë të dëshmosh një njeri të dashur që është duke kaluar një krizë emocionale. Mos harroni të jeni të dashur, të sjellshëm dhe të dhembshëm. Është e rëndësishme t'i kujtoni se janë të dobishëm. Dhurata më e madhe që mund t'i jepni dikujtë është kur ata ndjejnë kur dikush i dashuron vërtetë, i mirëkupton dhe i dëgjon.
5 mënyra për të ndihmuar dikë që po vuan Emocionalisht 5 mënyra për të ndihmuar dikë që po vuan Emocionalisht Reviewed by Marion Mardodaj on 6/14/2016 09:36:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.