Vajza tradhton mamanë me njerkun dhe lind fëmijë

 Një grua është tradhtuar nga dy njerëzit më të shtrenjtë të jetës së saj, nga burri dhe vajza.

Julie King, 47 vjeçare nga Blackpool, Skoci, u trondit tej mase kur mësoi se vetëm disa muaj pasi u martua me Vince Bienvenu, 41 vjeçar, ky i fundit filloi të kishte një lidhje me vajzën e saj, Leanne Taylor.

Lajmi është publikaur gjerësisht në mediat britanike.

Taylor, 25 vjeç, e cila është mamaja e një vajze 6 vjeçare, i mbrojti veprimet e saj duke thënë se ishte në depresion ndërsa humbi fëmijën e saj të dytë.

Pas vdekjes së vajzës së saj 8-muajshe, Mia, Teylor e gjen veten gjithnjë e më afër njerkut. Në fillim, Taylor thoshte se Bienvenu i qëndronte pranë për ta mbështetur, por gjërat precipituan në marrëdhënje seksuale.

Më pas Taylor mëson se ishte shtatzënë me njerkun, dhe ishte shumë e lumtur që do lindte një tjetër fëmijë.

Sidoqoftë, King u mërzit së tepërmi nga kjo tradhti dhe i preu lidhjet me burrin dhe vajzën e saj.

Sidoqoftë, së fundi ajo ka vendosur ta falë vajzën e saj, kështu që mund ta ndihmojë të rrisë foshnjën, Nevaeh, që e ka vajzën e burrit dhe të vajzës së saj.

Gjithashtu edhe Bienvenu është pjesë e jetës së vajzës së vogël.
Vajza tradhton mamanë me njerkun dhe lind fëmijë Vajza tradhton mamanë me njerkun dhe lind fëmijë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/15/2016 01:33:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.