Trajtat e një Marrëdhënjeje që zgjat pafundësisht

Trajtat e një Marrëdhënjeje që zgjat pafundësisht

 Ekzistojnë pak njerëz që mund të takojnë në jetë, të mund t'i përshtaten gjurmës sonë të energjisë. Të rënit në dashuri mund të ndodhë thjeshtë, është një proces hormonal që i ndodh trupit; ndonjëherë është një proces magjik dhe ndonjëherë është thjeshtë epsh. Por të hysh në një marrëdhënje të qëndrueshme, në një lidhje zemre, është diçka që shpesh ndodh vetëm një herë në jetë.

Mund të ndjekësh pasionet e tua, hormonet apo të nxitosh drejt ndjesive; mund të kërkosh të lidhesh kur je afër, por kjo nuk do të bëjë më të lumtur, se sa kur zgjedh një lidhje të qëndrueshme.

E rëndësishme në këtë mes është: po mëson nga përvoja e jetës tënde?

Jeni të dashuruar me veten? I përqafoni të gjitha aspektet e errëta të vetes tuaj? Mund të shiheni në pasqyrë e ta dashuroni veten? Ky është shpirti juaj. I ndiqni ëndërrat tuaja? Keni respekt për veten; mund të jetoni me "veten"?

E keni kuptuar që nuk jeni më viktimë e jetës suaj por jeni aktori që po drejton jetën e tij?

Nëse e urren, përqafoje. Shkruaj një skenarë të ri nesër. Nuk je viktimë, por e bën veten viktimë.

Zhvendosu drejt energjisë së zotit. Nuk je më viktimë e asgjëje në jetë. Shkruaje sërish filmin. Shkruaj vetëm gjëra që do vërtetë në jetë, dhe se si e sheh jetën kur je në pikën më të lartë të qenies tënde.

Je një shkrimtarë i dorëshkrimit që quhet "Jeta Jote". Nëse je mësuar me dhimbjen, depresionin, me sëmundjet dhe me pengesat: Atëherë jeni të gatshëm për të reflektuar. Jeni të gatshëm për një lidhje me dikë që kupton se dashuria për veten, vjen nga brenda.

Një lidhje e qëndrueshme zakonisht ka këto trajta:

- Keni të shkuar dhe përvoja të ngjashme

- Ndani të njëjtat vlera kyçe në jetë

- Miqësia është baza në marrëdhënjen tuaj

- Këto janë pikat tuaja të dobta

Bëni një listë të gjërave që dëshironit vërtetë nga lidhja e shkuar, dhe e gjërave që nuk do të donit t'i përjetonit kurrë. Imagjinoni një person, që është një përzierje e gjërave që sillni nga përvojat tuaja të shkuara. Imagjinoni një ish, me disa trajta të caktuara që ju ka lënduar pafundësisht. Kur të takoni një person të ri në jetë, ky person do të një zgjim, kur të njihni këto trajta.

Mësoni nga to dhe vazhdoni të ndërveproni. Nuk do bëni të njëjtat gabime sërish.

Shpesh, njerëzit bien në dashuri me një person që i ngjan prindërve të tij, dhe në varësi të marrëdhënjes suaj me familjen, kjo mund të jetë një gjë e mirë ose e keqe.

Mund të qëndrosh me këtë person më gjatë se një vit, dhe ekziston akoma ajo shkëndija energjike? Gëzoheni çdo herë kur e shihni njëri-tjetrin? Vazhdon marrëdhënja që të rritet?

A mundet ky person t'ju kuptojë kur jeni të nervozuar, të frustruar apo thjeshtë në gjendje të keqe shpirtërore? I dashuron ky person të gjitha aspektet tuaja?

Është gjë e mirë të luftosh deri në një shkallë, kur kjo "luftë" është konstruktive. Nëse e kuptoni njëri-tjetrin dhe krijoni një kuptim që ju lë të dyve me më shumë energji se më parë, kjo po që është një marrëdhënje e shëndetshme. Kur krijoni më shumë energji për njëri-tjetrin përmes komunikimit, mund ta lartësoni gjithmonë njëri-tjetrin.

Mbani në mend gjithmonë: Shpirti gjithmonë triumfon mbi egon. Kur një lidhje shumë e fortë energjike shpirtërore hyn në jetën tënde, do hapë të gjitha llohet e eksperiencave të reja, pavarësisht nëse jeni ose jo të gatshëm.

Një lloj tencioni është i mirë. Shumë njerëz pëlqejnë t'i japin nuanca marrëdhënjes së tyre. Mund të jenë seksuale, intelektuale, emocionale apo çdo lloj shkëndije energjike!

Është e rëndësishme të jeni të vërtetë me njëri-tjetrin, një lloj tencioni i shëndetshëm ju mban me këmbë në tokë; si një aventurë që nuk mbaron kurrë.
Previous Post Next Post