Simptomat kur po humbasim kontaktin me Zërin e Brendshëm

Simptomat kur po humbasim kontaktin me Zërin e Brendshëm

 Intuita na mbron nga rreziku, është ai zëri brenda nesh që na ndihmon të marrim vendime.

Kur dëgjoni zërin tuaj, do të dini se kur një i dashur i juaji ka nevojë për ju, do të ndjeni që diçka nuk shkon mirë, dhe kur është në rrugën e duhur!

Ndonjëherë intuita na bllokohet dhe humbasim aftësinë për ta interpretuar atë qartë dhe siç duhet. Shenjat e mëposhtme mund të na ndihmojnë në ato raste kur intuita jonë mund të jetë bllokuar.

Pendesa
mashkull i penduar

Kur dëgjoni dhe udhëhiqeni nga intuita, kjo na ndihmon të marrim vendime për të cilat nuk do të pendohemi. Kur intuita nuk na përgjigjet, bëjmë zgjedhje në bazë të egos dhe mendjes, prandaj shpesh pendohemi për vendime që marrim.

Kur mundësoni që zëri juaj i brendshëm të udhëheqë shpirtin dhe pushoni së luftuari, vendimet vijmë më me lehtësi dhe nuk ndjeni kurrë pendesë.

Mungesa e fleksibilitetit


duar të lidhura me litar

Kur dëgjoni zërin e intuitës, keni një dëshirë të pashpjegueshme për të "shkuar sipas rrjedhës", dhe kjo shpesh do të thotë që planet dhe dëshirat tuaja ndryshojnë ndërsa udhëhiqeni në rrugën tuaj. Kur nuk keni kontakt me intuitën, injoroni shenjat paralajmëruese që në të kundërt do t'i dërgonit, duke ndryshuar kështu në fund edhe drejtimin.

Një ndër arsyet kryesore se përse njerëzit nuk janë fleksibël është për shkak se e injorojnë intuitën në herën e parë, dhe më pas nuk duan të lëndojnë të tjerët, pasi kanë thënë "po".

Konfuzioni

Konfuzioni

Një shenjë e rëndësishme që nuk jeni të lidhur intuitën është ndjenja e konfuzionit, po orvateni të ndërmerrni vendimin e duhur për veten ndërkohë që keni mungesë qartësie.

Ndërsa kur dëgjoni zërin e brendshëm, nuk do jeni konfuzë, dijet tuaja të brendshme dhe sinkronizimet e jashtme do t'i vijnë përshtat vendimeve që do t'ju shtyjnë përpara drejt rrugës së duhur.

Irracionalje e çmendur


femër e nevrikosur

E konsideroni ndonjëherë intuitën tuaj si të çmendur apo të papërshtatshme? Ndoshta zëri i brendshëm thotë se duhet të shkoni diku apo të bëni diçka, që nuk do donit ta bënit kurrë! Po sikur pas asaj dere që nuk do ta hapnit kurrë, është dikush që ka nevojë për ndihmën tuaj?

Po sikur puna e ëndërrave tuaja të jetë prapa derës numër 2, megjithëse keni përdorur gjithmonë derën numër 1.

Mund të humbisni mundësinë të krijoni marrëdhënjet më të përshtatshme, karrierën dhe shumë përvoja të tjera për shkak se keni injoruar zërin tuaj të brendshëm, duke kërkuar diçka jashtë normave.

Kur dhuroni fuqinë


këputja e spirancës

Kur lejoni që dikush të marrë të gjitha vendimet për ju, kjo është krejtësisht një shenjë e intuitës së bllokuar.

Kur vizitoni doktorin tuaj, prisni që ai apo ajo të marrë çdo vendim?

Apo i bëni pyetje? E lejoni partnerin të marrë çdo vendim rreth shtëpisë, edhe kur ndjeni që diçka tjetër mund të jetë më mirë?

Kthehuni tek zëri i brendshëm, kushtojini vëmendje zërit tuaj të brendshëm!
Previous Post Next Post