Loading...

5 gabime të zakonta që bëjmë kur jemi në kërkim të një vendi pune

5 Gabime të zakonta që bëjmë kur jemi në kërkim të një vendi pune

1. Kur nuk kuptoni aftësitë tuaja 
Edhe kur tregu i punës ka konkurencë të madhe, nuk është e thënë që të pranosh menjëherë çdo ofertë pune që të del përpara (ndoshta keni nevojë për punë më shumë se kurrë tani). E vetmja mënyrë për t'u siguruar që një ofertë pune është e drejtë është duke qenë në dijeni të aftësive dhe eksperiencës suaj. Jini në dijeni të faktit se çfarë rroge të kërkoni në një punë duke bërë kërkime. Në këtë mënyrë mund të shmangni ofertat e këqija dhe të keni mundësi të negocioni për pagën. Gabimi më i madh është kur nuk negocioni për pagën, kështu që mos kini frikë të negocioni.

2. Kur dërgoni CV të përgjithshme
Mund të duket e tepërt, por duhet ta shkurtoni sa të mundeni CV-në që lidhet me vendin e punës. Mbani parasyshë që rekrutuesit dhe sistemet kompjuterike shohin për fjalë kyçe dhe nëse CV-ja i përshtatet pozicionit. Përdorni fjalët kyçe të listuara në kërkesat e punës.

3. Kur shkoni në intervistën e punës të papërgatitur
Intervista e punës është kulmi i fitimit të vendit të punës, dhe sipas rekrutuesve, shumica e punëkërkuesve shkojnë të papërgatitur në intervistë. Aplikantët nuk janë të përgatitur për gjëra si të shpjegojnë situata ku kanë pasur sukses apo kanë dështuar, madje duken sikur nuk janë të interesuar. Bëni kujdes me gjuhën tuaj të trupit, përgatituni për pyetjet që mund t'ju bëjnë, që nga ato më të thjeshta.

4. Kur nuk "pastroni profilin" e Facebook-ut
Shumica e njerëzve janë në dijeni të faktit se punëkërkuesit potencial kontrollojnë profilet e kandidatëve në mediat sociale. Ndonjëherë nuk është informaicon i papërshtatshëm, por mund të ketë detaje të komunikimit tuaj me miqtë që lënë për të dëshiraur. Kështu që "pastrojeni" profilin tuaj social kur jeni në kërkim të një vendi pune, dhe sigurohuni që të mos jetë postuar diçka negative që mund t'ju heqë pikë.

5. Kur nuk e mbani sekret faktin që jeni në kërkim të një vendi pune
Ndonjëherë mund të bëjë sens që t'i thoni shefit tuaj që po mendoni për t'u larguar - nëse ka të ngjarë që shefi të ketë dëshirë të ndryshojë ato gjëra që ju stresojnë. Por kjo varet gjerësisht nga shefi, dhe në disa raste, duhet ta mbani të fshehtë faktin që jeni në kërkim të një vendi pune, për arsye të mira.
5 gabime të zakonta që bëjmë kur jemi në kërkim të një vendi pune 5 gabime të zakonta që bëjmë kur jemi në kërkim të një vendi pune Reviewed by Marion Mardodaj on 5/15/2016 08:13:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.