10 gjëra që ndodhin kur Ndrydhim Emocionet

 Emocionet që shfaqim së jashtmi shpesh ne i ndrydhim në mënyrë që të dukemi sa më të qetë, por duke fshehur çfarë ndjejmë, kjo i shkakton efekte të caktuara trupit. 

Fshehja e emocioneve është diçka normale për ne dhe kulturën tonë, por cila është kosto shëndetësore dhe mendore e fshehjes së emocioneve?


1.Probleme me kujtesën
 Emocionet që shoqërohen me një ngjarje na ndihmojnë ta kujtojmë më mirë këtë ngjarje. Kur mohojmë apo ndrydhim emocionet tona, truri duhet të marrë vendimin që të ruajë informacionin duke u përballur me faktin që nuk duam ta kujtojmë këtë emocione.

2. Lodhje mendore
Truri ytë po mundohet të mos e kujtojë situatën që shkaktojë atë emocion, të cilin po mundohesh ta ndrydhësh. Në të njëjtën kohë je duke marrë informacion të ri. Truri ytë po i mban me forcë kujtimet që doje t'i harroje, për shkak se u lidhnin me emocionet që e shkaktuan këtë kujtesë.

Si rezultat, vendimet tuaja për të ndrydhur emocioent ka bërë që truri juaj të mundohet njëkohësisht të kujtohet të harrojë këtë ngjarje të padëshirueshme. Ky paradoks bën që truri të lodhet.

3. Marrja e pakët e oksitoksinës
Ndrydhja e emocioneve do të thotë se jeni duke mohuar inatin, mërzinë, frikën, dhe këto emocione negative mund të transmetohen tek njeriu i afërm i juaj. Duke ua faturuar emocionet njeriut tuaj të afërt, në vend që t'ja faturoni personit që ju ka lënduar, kjo do shkaktonte probleme në marrëdhënje.

Kur marrëdhënja vuan, do marrësh në sasi më të pakta hormonin e oksitoksinës. Oksitoksina redukton stresin në trup duke ulur presionin e gjakut, rregulluar rrahjet e zemrës dhe sistemin e frymëmarrjes. Një përqafim është ekzaktësisht ajo çfarë ju nevojitet, por për shkak se jeni duke ndrydhur emocionet, po largoni njëkohësisht edhe njeriun që mund t'ju ndihmojë vërtetë.

4. Probleme me gjumin
Një tjetër gjë që i ndodh trupit kur ndrydh emocionet lidhet me insomnian. Mungesa e gjumit cilësorë mund të bëjë që truri të mos funksionojë normalisht në ato momente kur keni vërtetë nevojë. Mungesa e gjumit mund të bëjë që të bëni gabime trashanike në punë. Për më tepër, gjumi i keq ndikon në një sërë fushash të tjera të jetës, përfshirë marrëdhënjet, shëndetin fizik dhe mendorë.

5. Rritje e presionit të gjakut
Një studim i Universitetit Standford gjeti që ndrydhja e emocioneve, përveçse mund të shkaktojë probleme me kujtesëm, shkakton gjithashtu një aktivitet më intensiv kardiovaskularë.

Rrahjet e shpeshta të zemrës, presioni i gjakut, dhe frekuenca e frymëmarrjes, të gjitha rriten kur trupi është i stresuar; ndrydhja e emocioneve i shkakton stres trupit dhe trurit.

6. Shtimi në peshë
Shumë njerëz që ndrydhin emocionet, kanë probleme me ushqimin. Ushqimi në fakt bën që të ndjehemi më mirë. Ushqimi nxit kënaqësin dhe shpërblimin në tru duke bërë kështu të ndihemi më mirë.

Kjo mund të çojë në të ushqyerit në mënyrë të papërshtatshme; kjo bën të ushqehemi për t'u ndjerë më mirë, më pas duke u ndjerë keq kur duhet të bëjmë qejf.

7. Probleme me aparatin tretës
Ndrydhja e emocioneve shkakton probleme të shumta të stomakut, ulçër, aciditete, kapsllëk etj. Nrydhja e emocioneve është shumë e ngjashme me mënyrën se si trupi reagon ndaj stresit.

8. Lobi temporal nuk është në gjendje të bëjë punën e tij
Ajo pjesë e trurit që ndodhet pranë ballit njihet si "temoral lobe". Është përgjegjëse për stabilizimin e gjendjes shpirtërore, dhe derisa i thoni të mos u kushtojë vëmendje emocioneve negative, nuk mund të funksionojë në mënyrën e duhur.

9. Rrudha në fytyrë
Shqetësimi, frustrimet, inati, mërzia, shkaktojnë rrudha në fytyrë kur shfaqim këto emocione. Por ndrydhja e emocioneve mund të shkaktojë gjithashtu rrudha. Arsyeja? Fytyra po mundohet të fshehë ekspresionin natyral të saj si përgjigje ndaj dikujt apo diçkaje.

10. Zhvendosje e pozicionit të dhëmbëve
Bluarja e dhëmbëve është një nga strategjitë më të zakonshme që përdoret nga njerëzit që po mundohen të fshehin emocionet. Mendoni dikë që po mundohet të mos shfaqë emocionet, ndërkohë që është duke bluar dhëmbët.

Grindja e dhëmbëve dobëson smaltin mbrojtës të dhëmbëve. Grindja e dhëmbve si rezultat i emocioneve të ndrydhura bën që dhëmbët e gojës të zhvendosen në pozicione të ndryshme e të deformohen.
10 gjëra që ndodhin kur Ndrydhim Emocionet 10 gjëra që ndodhin kur Ndrydhim Emocionet Reviewed by Marion Mardodaj on 5/21/2016 01:46:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.