Loading...

Veprime nga Legjendat që thonë se sjellin Fat të mirë dhe prosperitet nëse i provojmë

Legjendat kanë qenë pjesë e jetës së përditshme në lashtësi, kjo lidhej kryesisht me mungesën e informacionit dhe dijeve, çfarë nxiste që njerëzit të fantazonin përtej logjikës racionale dhe fakteve konkrete. 

Në këtë kontekst po prezantojmë një eksperiencë të Menorca Chaturvedi, publikuar si fillim në HuffPost, që lidhet me katër veprime që duhen kryer në vende të ndryshme të botës për të pasur fat të mirë dhe prosperitet, sipas legjendave. 

1. Rrotullimi rreth mozaikut të demit, Itali


Gjatë udhëtimit tim në Milano, pashë njerëz që u rrotullonin rreth një mozaiku të një demi në galerinë Vittoria Emmanuel, u surprizova. Legjenda thotë se të rrotullohesh tre herë me këmbën e djathtë mbi mozaikun e buallit të sjell fat të mirë dhe prosperitet. Nëse e provova? Jo, as në udhëtimin tim të dytë. Por turistë të ndryshëm e bëjnë këtë çdo ditë, dhe për shkak të kësaj është bërë një vrimë e madhe në mozaik.

2. Bekimi nga statuja e shkrimtarit anonim të mbuluar në Budapest, Hungari


Vizitova Budapestin dhe më pëlqyen një sërë gjërash në këtë qytet, një gjë më bëri shumë përshtypje. Statuja e shkrimtarit anonim të mbuluar në parkun e qytetit pranë Shesit të Heronjve, i cili mban një penë në dorën e djathtë të tij. Legjenda thotë se nëse fërkon gishtin tek pena e tij, do të bëhesh një shkrimtarë i mirë. Nuk e kam idenë se nga doli kjo histori, mendova se nuk do kishte gjë nëse do ta provoja njëherë.

3. Puthja e gurit në Blarney për të marrë "dhuratën e fjalëve", Kështjella Blarney, Irlandë


"Dhurata e fjalëve" është si të pasurit elekuencë, të qenit në gjendje për të lajkatuar me sharm dhe mençuri. Kryesisht për të folur në një mënyrë tërheqëse dhe bindëse. Kur Sonja nga Migrantis po vizitonte këtë Kështjellë në Jug të Irlandës, mendojë ta provonte njëherë këtë puthje.

Ajo çfarë nuk kuptova është se puthja e gurit në Blarney duhej të bëhej kokëposhtë nga maja e Kështjellës! Nuk e di nëse e mora "dhuratën e fjalëve" pasi rrezikova buzët dhe jetën, por ishte një përvojë që nuk do ta harroj kurrë, dhe sugjeroj ta provoni njëherë nëse do ju jepet mundësia.

4.Ushqe minjtë në tempullin Karni Mata dhe lëri minjtë të kalonjë mbi këmbët tuaja për fat të mirë, Rajasthan Indi


Mendohet se në tempullin Karni Mata jetojnë mbi 20,000 minj, dhe me to lidhen disa besime të pazakonta. Aty mund të shohësh njerëz se si ushqejnë minjtë, dhe kjo sipas vendasve përbën një ogur të mirë.

Besohet gjithashtu se përbën fat të mirë nëse njëri nga këta minjë të kalon mbi këmbë ndërsa je duke qëndruar në tempull. Dhe për një ekstra fat të mirë, duhet të mundohesh që të kalojë mbi këmbë ndonjë mi i bardhë.

Megjithëse nuk jam e dhënë pas krijesave, kurioziteti më bëri të bëj një hap përpara drejt tempullit dhe të shoh se për çfarë bëhet fjalë. Sapo u afrova në tempull, hyra me majën e gishtërinjëve, dhe u ktheva nxitimthi nga erdha në një mënyrë sikur po performoja balet. Sigurisht ishte dëfryese të shihje minjtë tek u ushqenin me qumësht, dhe rreth e qart kishte diçka që ngjallte frikë, por nuk u mundova të kërkoj fatim e mirë për të lënë ndonjë mi të më kalojë mbi këmbë.
Veprime nga Legjendat që thonë se sjellin Fat të mirë dhe prosperitet nëse i provojmë Veprime nga Legjendat që thonë se sjellin Fat të mirë dhe prosperitet nëse i provojmë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/09/2016 02:13:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.