Shenjat Paralajmëruese kur trupi është i mbushur me Parazitë

 Shumë njerëz jetojnë me parazitë në trupin e tyre pa e kuptuar. Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë dhe ushqehen mbi organet e të tjerëve. Disa prej tyre mund të jenë shkaktarët direkt të sëmundjeve, ndërsa të tjerë shkaktojnë sëmundje për shkak të toksinave që prodhojnë.

Ekzistojnë një sërë parazitëshë si lamjet, krimba vezorë, shiriti i kaut, trichinella, etj. Disa mbijetojnë duke u ushqyer me ushqimin që konsumojmë; disa lëshojnë vezë brenda trupit dhe të tjerë parazitë ushqehen me qelizat e kuqe të gjakut. Këto mikroorganizma të rrezikshme hyjnë në trupin tonë nga goja ose lëkura. Risku i infektimit rritet kur gjendemi në vende të mbushur me parazitë dhe kur udhëtojmë në vende që karakterizohen nga ushqimi dhe uji i kontaminuar. Rreziku rritet për shkak të higjienës së dobët ose kontaktit me kafshët.


 Probleme të vazhdueshem të aparatit tretës
Parazitët krijojnë inflamacine kur janë prezente tek zorrët, duke shkatërruar cipën e brendshme të tyre e cila më pas shkakton diarre, gazëra, fryerje, përzierje dhe djegje në stomak. Ushqimet e pasura me fibra dhe alkaline ndihmojnë në eleminimin e këtyre simptomave, por nëse vazhdojnë, duhet të merrni medikametet e përshtatshme për pastrimin e këtyre parazitëve.

Dhimbja e barkut
Parazitët në pjesën e sipërme të barkut mund të krijojnë inflamacion dhe irritim, duke çuar në fryerje dhe dhembje. Parazitët mund të bllokojnë rrugën e kalimit të mbeturinave duke shkaktuar dhimbje në zorrë. Kjo lloj dhimbjeje lidhet me krimbat e llojeve të ndryshme. Një studim i vitit 1986 tregojë se parazitët dhe krimbat në bark lidheshin me ata individë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre. Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e barkut duhet të bëni një vizitë tek doktori për të përcaktuar llojin e parazitit dhe luftimin e tij.

Kruarje e pjesës anale
Krimbat e zorrëve janë përgjegjës për këtë simptomë kur krimbat femra lëshojnë vezë në rectum. Kur kruheni lëkura rrudhet dhe rrit rrezikun për infeksione bakteriale dytësore. Nëse vuani nga kjo simptomë për më shumë se dy javë, duhet të bëni një vizitë tek mjeku.

Lodhje dhe dobësi
Këto simptoma lidhen me krimbat e zorrëve që ushqehen më ushqyesit e trupit. Kjo bën që të kemi mungesë të mineraleve dhe vitaminave bazike, duke bërë kështu që trupi të ndjehet i dobët, duke shkaktuar rraskapitje dhe depresion fizik, por gjithashtu ndikon edhe në invelin emocional dhe mendorë. Organet punojnë më shumë për shkak të mbingarkimit me mbeturina të shkaktuara nga parazitët, gjë që ul nivelin e energjisë së trupit duke shkaktuar kështu lodhje dhe dobësi.

Ndryshimi i oreksit dhe humbja e peshës njëkohësisht
Rritja e oreksit dhe njëkohësisht rënja nga pesha do të thotë se vuani nga "shiriti i kaut" në zorrë ose krimbat e zorrëve. Krimbat ushqehen me ushqimin që konsumoni në përditshmëri, duke ju bërë të ndiheni vazhdimisht të uritur edhe pasi keni ngrëne nje vakt të pasur. Konsultoni doktorin nëse përjetoni të tilla simptoma.

Kërcitje e dhëmbëve
Kjo simptomë e pazakontë ndodh për shkak të shqetësimeve dhe nervozitetit dhe për shkak të mbeturinave dhe toksinave të lëshuara nga parazitët. Një studim i publikuar në Dental Research Journal në vitin 2010 nxorri në pah lidhjen mes krimbave në zorrë dhe kërcitjes së dhëmbëve. Në të tilla raste sugjerohet të kontrolloni jashtëqitjen e fëmijëve për t'u siguruar që këto simptoma nuk shkaktohen nga parazitët.

Anemi ose mungesë hekuri
Anemia shkaktohet nga krimbat e rrumbullakët ose krimbat e gjatë, pasi këto parazitë ushqehen me ushqyes përfshirë edhe hekurin. Një studim i bërë në 2003 nga Indian Pediatrics thekson rreth prevalencës së parazitëve të barkut me rreth 33%-50% dhe anemisë me 40%-70% tek fëmijët të moshave nga 2 në 4 vjeç në qytetin e Karnatakas. Rezultate të përafërta nxorri në pah edhe një studim i bërë në vitin 2008 në Nigeri. Ky problem shkaktohet për shkak të kulturës së ulët higjienike dhe analfabetizmit.

Problemet me lëkurën
Inflamacionet e shkaktuara nga parazitët mund të shkaktojnë acarim dhe puçrra në lëkurë, ekzemë, urtikarie dhe alergji. Mbeturinat toksike të lëshuara nga parazitët rrisin nivelin e eosinophil-it në gjak, dhe kjo shkakton ulçër, plagë, fryerje dhe dhimbje. Parazitët mund të shkaktojnë gjithashtu tharje lëkure dhe rënje flokësh.

Dhimbje tek muskujt dhe lëkurën mes kyçeve
Disa lloj parazitësh që zhvillohen tek muskujt dhe ne lëkurën e kyçeve, zhvillohen njëjtë si një kist dhe shkaktojnë inflamacione dhe dhimbje. Kjo simptomë zakonisht ngatërrohet me osteoarthritin, por që në fakt shkaktohet nga parazitët që shkaktojnë reaksione inflamatore në trup. Nëse dhimbja nuk ikën, duhet të vizitoheni tek doktori.
Shenjat Paralajmëruese kur trupi është i mbushur me Parazitë Shenjat Paralajmëruese kur trupi është i mbushur me Parazitë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/23/2016 03:13:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.