Gjëra që Femrat e Forta bëjnë Ndryshe

Femrat e forta nuk kanë nevojë për një marrëdhënje për të vlerësuar dobishmërinë e tyre, mund t'ja dalin të vetme në këtë botë.

Sidoqoftë, në marrëdhënje, një femër e fortë sjell trajtat e saj pozitive dhe vepron si një ngjitës që mban çdo gjë të lidhur. Femrat e forta duket se etiketohen pezhorativisht dhe paragjykohen në botën e sotme, por ato kanë një pjesë në shoqëri dhe nuk kthehen mbprapsht thjeshtë për faktin se të tjerët ndjehen keq me të.

Megjithëse së jashtmi kanë një pamje të fortë, femrat e forta dinë si të shprehin ndjenjat dhe dashurinë e tyre, dhe janë partnerere të shkëlqyera në marrëdhënje.

Ja 5 gjëra që femrat e fuqishme bëjnë ndryshe në marrëdhënje:

1. Mbajnë përgjegjësinë e ndjenjave të tyre
Femrat e fuqishme nuk fajësojnë partnerin e tyre për mënyrën se si ndihen; fokusohen në ndjenjat e tyre. Kjo nuk do të thotë që ato lejojnë partnerin të ecë mbi ta, por, femrat e forta nuk luajnë rolin e viktimës. Nëse kanë një argument për t'ja thënë partnerit, femrat e forta ulen dhe janë të gatshme për një diskutim të hapur pa shkaktuar më zhurmë. Nuk shtyhen nga ndjenjat e tyre, por as edhe nuk bien viktimë e tyre. Janë ballafaquar me shumë situata sfiduese në jetën e tyre, dhe ndaj e dinë se si të kapërcejën pengesat.

Pavarësisht se si ka ndikuar partneri në ndjenjat e tyre, ato si fillim kontrollojnë emocionet e tyre, përpara se të godasin partnerin e tyre.

2. Femrat e forta e pranojnë partnerin çiltërsisht
Një femër e fortë nuk mundohet të ndryshojë partnerin e saj - e do dhe e admiron atë ashtu siç është. Femrat e forta e duan veten e tyer, ndaj mund t'i duan edhe të tjerët po aq thjeshtë. Ndjehen rehat me veten, kështu që e lejojnë partnerin të ketë të njëjtin sens të vetë-sigurisë. Femrat e forta kanë kaluar përmes ferrit dhe janë kthyer sërish, prandaj e kuptojnë që partneri i tyre meriton dikë që ta dashurojë pavarësisht të metave.

Femrat e forta e dallojnë bukurinë tek çdo njeri, dhe shohin dobishmërinë e dikujt, pavarësisht se ky i fundit nuk e sheh tek vetja e tij.

3. Shprehin ndjenjat hapur
Një femër e fortë ndjehet e qetë ndërsa ndan sekretet më të thella dhe emocionet e errëta me partnerin e saj. Në një marrëdhënje, prit që një grua e fortë të të pyesë pazhdimisht për ndjenjat. Jo vetëm që i kushton vëmendje të vazhdueshme ndjenjave të saj, por mban në mend edhe ndjenjat e partnerit. Femrat e fuqishme e kuptojnë që një marrëdhënje të funksionojë, të dy partnerët duhet t'i shprehin lirshëm ndjenjat e tyre, pasi kjo ndërton besim në marrëdhënje.

4. Nuk bazohen tek partneri për pranim dhe vlerësim
Më e rëndësishmja është se femrat e forta nuk kanë nevojë që dikush t'i pranojë që të ndjehen të lumtura. Një femër e fortë e ka bërë gjithë punën e nevojshme me veten në mënyrë që të ndihet e kompletuar me veten, dhe e kupton se vetëzhvillimi nuk mbaron kurrë. Ajo praktikon përkujdesjen dhe dashurinë ndaj vetes çdo ditë, pasi e kupton që të kesh një marrëdhënje të suksesshme, duhet të pastrojë çdo energji negative nga jeta e saj. Një femër e fortë e vlerëson veten duke për çdo gjë nga dashuria dhe dhembshuria për veten e saj dhe partnerin.

Sepse se pranon veten në mënyrë të plotë, ajo i pranon lehtësisht të tjerët ashtu siç janë.

5. Femrat e fuqishme përkujdesen për partnerin e tyre
Një femër e fortë vendos nevojat e partnerit në plan të parë, pavarësisht se sa e zënë është në jetë. Përkujdeset thellë për njeriun e rëndësishëm të saj, dhe do bëjë gjithçka për ta bërë atë të lumtur. Femrat e forta nuk e konsiderojnë dobësi të përkujdesesh për dikë ose të lejuarit e dikujt që të futet në mënyrë intime në jetën e saj - dëshirojnë një lidhje të fortë me dikë, dhe dëshirojnë dikë për të cilin të përkujdesen.

Femrave të fuqishme nuk u bëhet vonë për stereotipet e botës së sotme që lidhen me të qenit të pavarur apo të besueshëm. Ato thjeshtë ndjehen rehat nën lëkurën e tyre, prandaj në përgjithësi janë partnerë dhe miq të mirë. Femrat e fuqishme, pavarësisht se mund të mendoni të kundërtën, janë shumë të lidhura me emocionet e tyre, dhe kanë zemra më të mëdha nga sa mund ta imagjinoni.
Previous Post Next Post