Loading...

Fshati italian ku banorët jetojnë mbi 100 vjet

 Studiuesit amerikan të jetëgjatësisë po studjojnë një resort-fshat italian në të cilin jetojnë më shumë se në asnjë vend tjetër në botë të moshuar mbi 100-vjeç.

Alan Maisel, profesor kardiologjie në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, tregon për New York Post se ka një bashkëpunim me Universitetin Sapienza të Romës për të përcaktuar se përse banorët e Acciaroli-t jetojnë kaq gjatë.

Maisel i bëri në gusht të vitit 2012 pushimet në fshatin Jugorë të Italisë i cili gjendet në bregun e Amalfit, dhe zbuloi se në fshatin me 2,000 banorë, 300 prej tyre kishin arritur moshën mbi 100-vjeçare - ku rreth 20% e këtyre të fundit kishin festuar 110 vjetorin.

Ai mësoi se alzajmeri dhe sëmundjet e zemrës në këtë qytet ishin në nivelet minimale - pavarësisht se të moshuarit tymosnin së tepërmi dhe konsumonin verë.

"Isha në breg, dhe pashë këta njerëz lëkurë-çelur të moshave 90 dhe 100 vjeç, të cilët u duknin sikur ishin 9 muajsh shtatzënë, dhe tymosnin duhan. Duket sikur gjërat nuk shokjnë, pinin duhan dhe ishin të shëndoshë, por kaq të qetë dhe pa stres...në fillim, i pyeta nëse ka lidhje dieta Mesdhetare, por kjo dietë ekziston në gjithë Italinë." tha doktori për The Post.

Studimi sapo kishte nisur në mars, por Maisel sapo kishte zbuluar dy elemente kryesorë të dietës së tyre: rozmarina dhe sardelet.

"Gjithkush konsumon rozmarinë, të gjithë e mbjellin, e përdorin si garniturë, e përdorin në vajra," thotë Maisel. Studimet tregojnë se kjo lloj bime përmban elemente që rrisin qarkullimin e gjakut në tru dhe kokë dhe zhvillon nivelin e përqendrimit dhe të kujtesës, madje parandalon alzajmerin.

Maisel thotë se sardelja, e cila gjenden në thuajse çdo vakt në Acciaroli, eshtë e pasur me antioksidantë, dhe e mban kolesterolin në nivele të ulëta, zhvillon funksionin arterial dhe parandalon inflamacionet.

Gjithashtu në këtë fshat ndotja industriale nuk ekziston apo është në nivele minimale. Dhe banorët janë aktiv fizikisht.

"Është deti dhe malet kodrinore përreth, kështu që ekzistojnë një sërë aktivitetesh, edhe nëse nuk bëjnë ushtrime fizike, notojnë apo bëjnë joga," thotë Maisel.
Fshati italian ku banorët jetojnë mbi 100 vjet Fshati italian ku banorët jetojnë mbi 100 vjet Reviewed by Marion Mardodaj on 4/16/2016 10:33:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.