6 arsye përse njerëzit preferojnë të qëndrojnë Beqarë

 Ndërsa shumë njerëz preferojnë të kenë pranë një njeri të veçantë për jetën e tyre, të tjerë shijojnë përfitimet e të qëndruarit beqarë. Sipas një sondazhi të bërë në Amerikë, mbi 60 përqind e njerëzve të moshës nga 18 në 29 vjeç janë singëll. Duket se trendi i të qëndruarit beqarë po rritet. Për shumë njerëz beqaria u duket e vetmja rrugë që duhet ndjekur, të tjerëve u duket si çliruese dhe përmbushëse të jetuarit e një jete pa partner.

Shoqëritë duket se i mëshojnë idesë se pasja e një partneri bën që të jemi të lumtur, por një sërë njerëzish mendojnë se kjo teori është e gabuar.

Ja disa arsye se përse njerëzit preferojnë të qëndrojnë beqarë

1. Ndihen më të lumtur kur janë vetëm
Jo të gjithë dëshirojnë të kenë një marrëdhënje serioze - në fakt shumë nejrëz ndihet të qetë dhe të përmbushur ndërsa janë vetëm. Marrëdhënjet jo gjithmonë lidhen me lumturinë, këtë gjë mbase e dëshmon edhe numri i lartë i divorceve kohët e fundit. Beqarët mund ta shohin marrëdhënjen si të mbivlerësuar, këta njerëz mund të zhvillojnë një marrëdhënje në një nivel të thellë me veten e tye, dhe për disa prej tyre, kjo është gjithçka u nevojitet për të qenë të lumtur.

2. Duan të punojnë për veten e tyre
Sigurisht edhe në një lidhje mund të punoni për veten, por duke qenë beqarë do të keni më shumë mundësi për ta bërë këtë gjë. Vetë-zhvillimi ju mundëson të ndërtoni karakterin dhe të forconi dobësitë, gjë që mund t'ju bëjë partnerë më të mirë një të ardhme, nëse zgjidhni t'i hyni një marrëdhënje. Edhe nëse nuk dëshironi njeriz tjetër në jetën tuaj, përmirësimi i vetvetes nuk është kurrë diçka e keqe. Pa pasur dikë që duhet t'i japim llogari, kjo gjë do të na jepte kohë të mjaftueshme për t'u ushtruar fizikisht, të punojmë për një ide biznesi apo të praktikojmë meditimin. Duhet të zgjidhni se si doni të shpenzoni kohën, pasi kjo është një nga arsyet kryesore se përse njerëzit dëshirojnë të qëndrojnë vetëm.

3. Duan t'i dedikojnë kohë të ardhmes së tyre
Këto kohë janë të pasigurta, me një ekonomi të paqendrueshme, dhe në këtë kontekst shumë njerëz duan të sigurojnë një vend të sigurtë financiarisht dhe në aspektin e karrierës në këtë botë. Shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë beqarë për të përfunduar arsimimin apo për t'ju dedikuar karrierës së tyre. Mbi të gjitha, nevojiten para për të mbijetuar në këtë botë, dhe derisa duhet të shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë për t'i fituar këto para, përzgjedhja e karrierës shpesh bëhet e detyrueshme.

4. Nuk dëshirojnë angazhim serioz
Disa njerëz përzgjedhin të qëndrojnë beqarë në mënyrë që të eksplorojnë marrëdhënje me shumë njerëz, duke mos qenë të angazhuar vetëm në një. Kjo mund të mos duket si diçka serioze, por këta njerëz thjeshtë nuk duan një angazhim serioz në jetën e tyre, dhe këtu nuk ka gjë të keqe. Derisa dikush ndihet në paqe duke preferuar këtë ide, kjo do ta ndihmonte të zhvillohej në një sërë mënyrash si person, duke qenë se eksploron marrëdhënje të ndryshme.

5. Ndihen të lumtur tashmë me njerëzit në jetën e tyre
Keni menduar ndonjëherë se njerëzit singëll mund të mos kenë nevojën për njerëz të tjerë në jetën e tyre? Madje në një studim publikuar në Journal of Social and Personal Relationships, studiuesit gjetën se beqarët kishin jetë sociale më aktive se njerëzit në çift. Gjithashtu njerëzit në çift janë të prirur ta izolojnë veten nga miqtë e tyre, derisa duhet ta kalojnë shumicën e kohës së tyre partnerin. Ndonjëherë, gjithçka ju nevojitet në jetë janë miqtë e mirë dhe një familje që përkujdeset për ju.

6. Kanë pasur përvoja të hidhura në marrëdhënjet e shkuara
Një arsye e shpeshtë se përse njerëzit qëndrojnë beqarë është për shkak se janë të frikësuar nga marrëdhënjet e tyre në të shkuarën. Ndoshta frikësohen se do përfundojnë sërish zemërthyre, apo do t'ja thyejnë zemrën të tjerëve. Nëse nuk e keni përshkuar rrugën e tyre, nuk mund t'i gjykoni për këtë vendim. Ndoshta sapo janë larguar nga një marrëdhënje e keqe dhe nuk ndihen mirë t'i kthehen sërish një marrëdhënjeje. Mund të mos duan kurrë të angazhohen në marrëdhënje. Ajo çfarë funksionon për një person, mund të mos funksionojë për një tjetër, dhe kështu që beqarët thjeshtë mund të duan të mbrojnë zemrën e tyre e ta shijojnë jetën pa shqetësime të ngjashme për një afat të caktuar apo të papërcaktuar.
Previous Post Next Post