5 Trajtat e fuqishme të Shpirtit të Maturuar

 Çfarë do të thotë kur shpirti është maturuar? Nëse, gjatë udhës tënde shpirtërore, i bën vetes pyetjen: "Çfarë pres nga jeta?" dhe jep në përgjigje të sinqertë, cilësia e kësaj përgjigjeje përmban reagimin e maturitetit të shpirtit.

1. Shpirti i maturuar është përtej dëshirave dhe ambicieve të tij të lidhura me trajtat dhe format. Kur kupton që realizimi i qëllimeve dhe ambicieve nuk sjell lumturinë e vërtetë, shpirti bëhet i maturuar.

Mund të ketë sjellur kënaqësi të përkohshme, por jo lumturi që zgjat.

2. Shpirti i maturuar ka përjetuar natyrën e dëshirave, ndryshimin e pandërprerë të trajtave dhe formave, ku asgjë nuk është e qëndrueshme, çdo gjë është dialektike, e ndryshueshme.

3. Shpirti i maturuar është në gjendje të braktisë dëshirat dhe ambiciet materiale, dhe të jetojë në minimum. E kupton që kjo jetë është e përkohshme, dhe objektet fizike nuk mund të gjenerojnë një sasi të caktuar lumturie. Lumturia e vërtetë gjendet në lidhjen mes shpirtërave, jo tek objektet.

4. Shpirti i maturuar i përgjigjet pyetjes "Çfarë pres nga jeta?" në këtë mënyrë:
Dua të gjej qendrën e vërtetë të jetës sime për të arritur lumturinë e përjetshme, të dhënë në mënyrë jo të varur nga trajtat dhe format, kënaqësia e ekzistencës dhe gjendja e bashkimit.

5. Shpirti i maturuar nuk insiston vetë në dëshira apo ambicje, kënaqet duke u rrethuar nga procesi që i tret ato.

E braktis gradualisht identifikimin me egon, duke i dhënë rrugë njohjes që, shpirti është në fakt një vetëdije pa formë.

Shpirti i pa maturuar është përherë përplot me dëshira, ka ambicje dhe objektiva që tenton të arrijë, qoftë kur këto objektiva janë të rendit më të ulët (para, pushtet) apo të rendit më të sofistikuar (devocioni në fe apo arritja shpirtërore).

Për të arritur këto objektiva kërkohet gjithmonë kohë, kështu që e ardhmja është gjithmonë e rëndësishme për shpirtin e pamaturar.

Shpirti i pamaturuar ka objektiva shpirtërore, dhe dyshon se të gjitha gjërat e rëndësishme ndodhin në të tashmen, këtu dhe tani, por shpirti përdor momentet e tanishme si një pedanë kërcimi për të arrirrë objektivat e ardhshme.

Është e rëndësishme për të kuptuar që shpirti i pamaturuar është i aftë vetëm të imitojë varfërinë, ndërsa nuk e ka përjetuar akoma pasurinë (qoftë materiale, intelektuale apo morale), kështu që ekziston akoma një dëshirë e ndrydhur, e pavetëdijshme për të gjitha këto gjëra.

Derisa dëshirat të jenë kënaqur, shpirti nuk ka mundësi të përjetojë natyrën e formave, trajtave dhe dëshirave, kështu që nuk mund të bëhet i maturuar.
5 Trajtat e fuqishme të Shpirtit të Maturuar 5 Trajtat e fuqishme të Shpirtit të Maturuar Reviewed by Marion Mardodaj on 4/30/2016 08:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.