10 sjellje që dëmtojën Seriozisht veshkat


 Veshkat janë dy organe në formën e kokrrës së groshës, secila ka një përmasë të grushtit normal dhe ndodhen poshtë kafazit të secilës anë të shtyllës kurrizore. Çdo ditë veshkat filtrojnë disa litra urinë, mbetje dhe lëngjet e tepërta për të parandaluar mbeturinat në gjak. Veshkat e mbajnë nivelin e elektrolitit të qëndrueshëm dhe prodhojnë hormone që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, në prodhimin e qelizave të kuqe dhe mbajnë kockat e forta.

Veshkat e shëndetshme janë vitale për shëndetin e përgjithshëm të trupit. Shpesh dëmtimi i veshkave mund të mos vihet re, kështu që është e rëndësishme të merren masa për të siguruar veshka të shëndetshme. Ja dhe një listë e sjelljeve të zakonshme që mund të mos e kuptoni por që ushtrojnë presion veshkave dhe kjo mund të çojë në dëmtime serioze.

1. Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë
Një nga funksionet e rëndësishme të veshkave është filtrimi gjakut dhe shmangja e toksinave dhe mbetjeve. Kur nuk pijmë mjaftueshëm ujë, këto toksina dhe mbetje nisin e akumulohen, duke shkaktuar kështu dëme serioze.

2. Kur konsumojmë kripë tej mase
Trupi ka nevojë për sodium për të funksionuar normalisht, por sodiumi i tepërt mund të shkaktojë dëme. Shumë njerëz konsumojnë tej mase kripë, dhe kjo rrit presionin e gjakut dhe ushtron presion ndaj veshkave.

3. Kur konsumojmë shumë sheqer
Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë shumë sheqer gjatë ditës ka më të ngjarë të kenë probleme me urinën. Proteinat në urinë janë një shenjë e hershme që tregon se veshkat nuk po funksionojne ashtu siç duhet.

4. Kur e mbajmë urinën
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por gjithkush e bën. Nevoja për të urinuar zakonisht vjen gjatë nje udhëtimi me makinë, kur komunikojmë me celularë etj. Mbajtja e urinës rregullisht rrit presionin dhe kjo mund të shkaktojë gurë në veshka. Është mirë ta dëgjojmë natyrën kur na thërret.

5. Kur kemi defiçite të vitaminave dhe mineraleve
Të ushqyerit shëndetshëm është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, përfshirë dhe veshkat. Ekzistojnë shumë defiçite që mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka, si vitamina B6 dhe magnezi.

6. Kur konsumojmë tepër kafe
Kafeina rrit presionin e gjakut duke shtuar presion të tepërt në veshka, njëjtë si kripa. Përgjatë kohës, pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në dëmtimin e veshkave.

7. Konsumi i tepër i proteinavce shtazore
Konsumimi i tepërt i proteinave shtazore, kryesisht mishi, rrit ngarkesën metabolike të veshkave. Sa më shumë që konsumohen proteina shtazore, aq më shumë edhe veshkat duhet të punojnë, dhe kjo shkakton presion që mund të çojë në dëmtimin e veshkave.

8. Kur nuk flemë mjaftueshëm
Mungesa kronike e gjumit lidhet me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë sëmundjen e veshkave. Gjatë gjumit trupi funksionon duke riparuar indet e veshkave që mund të jenë dëmtuar, kështu që mungesa e gjumit e bën të vështirë shërimin.

9. Abuzimi me ilaçet
Marrja e tepërt e ilaçeve apo antibiotikëve të ndryshëm ka efekte anësore, ndonjëherë shumë serioze. Marrja e tepërt e ilaçeve të ndryshme mund të dëmtojë rëndë veshkat dhe mëlçinë.

10. Pirja e tepërt e alkoolit
Shumica e njerëzve e shijojnë një gotë verë ose një birrë, por më shumë se një gotë disa herë në ditë mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të veshkave. Alkooli ushtron presion në veshka dhe në mëlçi..
10 sjellje që dëmtojën Seriozisht veshkat 10 sjellje që dëmtojën Seriozisht veshkat Reviewed by Marion Mardodaj on 4/30/2016 01:03:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.