Si përkufizohet "Seksi Normal"?

 Një studim i fundit i publikuar në  The Journal of Sex Research ka gjetur se rreth gjysma një fokusgrupi kanadezësh prej 1040 femrash dhe meshkujsh pranojnë dëshirën për sjellje parafilike (jonormale seksualisht), dhe të paktën një e treta e tyre ose 33.9% ishin angazhuar në një sjellje të tillë.

Studimi mori në konsideratë të gjitha sjelljet jonormale përfshirë dëshirat për/dhe përvojën me, dhe doli në konkluzionin se shumë nga aktet ishin jo normale ose devijante, por që ndodhin shpesh. Më poshtë paraqiten disa të dhëna që lidhen me interesa të ndryshme seksuale, ndërsa numri në kllapa përfaqëson numrin që e ka provuar ose është angazhuar në këtë lloj sjelljeje.

Sodizmi (Voyeurism): 46.3% (34.5%)
Fetishism: 44.5% (26.3%)
Ekzsibizionizëm, i zgjeruar/seks me një partner ndërsa dikush tjetër sheh: 30.6% (30.9%)
Ekzsibizionizëm, strikt: 4.5% (5.0%)
Froteurism: 26.7% (26.1%)
Masokizëm: 23.8% (19.2%)
Sadisëm: 7.1% (5.5%)
Transvestisëm: 6.3% (4.9%)
Pedofili: 0.6% (0.4%)

Të gjtha këto, përveç mazokizmit, ishin më të pranishme tek meshkujt se tek femrat. Në këtë studim një sjellje konsiderohet "e pazakontë statistikisht" nëse ndodh në më pak se 16% e popullsisë. Bazuar në këtë kriter, vetëm sadizmi, transvestismi dhe seksi me fëmijët mund të konsierohen jo normale. Sjellja më e rrallë ishte seksi me fëmijë.

Parafilia
Termi parafili përdoret zakonisht në aspektin pezhorativ, dhe ndonjëherë përdoret si sinonim i perversitetit seksual. Kjo është përkufizuar në mënyra të ndryshme por disa përkufizime përfshijnë disa elementë të devijancave seksuale ose të joshjes seksuale nga objekte, situata ose sjellje jo të zakonta. Manuali i Shoqatës Psikiatrike Amerikane e kategorizon interesin seksual si "normofilik" (normal) dhe "parafilik" (jo normal). Interesin normofilik ata e përkufizojnë si interesi në stimulimin e gjenitaleve, ose përkëdhelje përgatitore me shfaqje normale, e maturuar fizikisht, me pëlqimin e të dy partnerëve.

Çdo gjë tjetër konsiderohet parafilike (shembujt e parafilisë përfshijnë, vojurizmin, sadismin, masokismin, fetishismin, pedofilinë, frotuismin dhe transvestismin. Megjithëse parafilia nuk është përkufizuar plotësisht, përfshinë ato sjellje "që devijojnë konsiderueshëm nga norma". Pra, akoma nuk e dimë se çfarë është "normale".

Fantazitë
Duke pasur parasyshë se seksi normal përfshin fantazitë, është me vend të nxerrim në pah që Journal of Criminal Justice and Behavior gjeti se rreth 60 e studentëve meshkuj fantazonin për sadizmin dhe skllavërinë. Një tjetër grup studiuesish gjetën se studentët meshkuj mund të fantazonin madje më shumë se ata që janë dënuar për dhunë seksuale, rreth dhunës seksuale dhe devijancave.

Një tjetër studim raportoi se afërsisht 50% e studentëve meshkuj ata kishin fantazuar për të paktën një herë duke iu nënshtruar dhunës ose duke viktimizuar seksualisht. Në të njëjtën linjë me këtë studim, një artikull i publikuar në Journal of Sex Research gjeti se rreth 62% e femrave studente kishin fantazuar të paktën një herë duke u përdhunuar, vetëm 45% e këtyre fantazive ishin plotësisht erotike.

Këto rezultate duket se sugjerojnë se këto fantazi të kategorizuara nga Manuali i Statistikave dhe Diagnozave të Çrregullimeve Mendore si parafilike, janë arsyetueshëm normale për shumicën e popullsisë. Sidoqoftë, për të përmbushur këtë kriter, fantazitë seksuale duhet të jenë konsiderueshëm "normofilike" që të konsiderohen si parafilia.

Një studim kanadez për meshkuj dhe femra gjeti që ndërsa shumë meshkuj fantazojnë rreth gjërave që nuk konsiderohen normale, fantazitë më të shumta seksuale janë më normale. Më poshtë paraqiten 10 fantazitë më të zakonshme të raportiuara nga çdo gjini (numri në kllapa përfaqëson pjesën e kampionit që ka raportuar të paktën një fantazi të kësaj natyre). Ndryshimet gjinore janë shumë interesante.

Meshkuj

Duke marrë pjesë në fellatio ose cunnilingus (87.6%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale me dy femra (84.5%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale me dikë që nuk do jetë apo nuk është partneri(83.4%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale në një vend të pazakontë, si në zyrë apo në një tualet publik (82.3%)
Duke parë dy gra duke bërë dashuri (82.1%)
Duke ejakuluar mbi partnerin seksual (80.4%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale në një vend romantik si në një plazh të shkretë (78.4%)
Duke bërë Cunnilingus (78.1%)
Duke masturbuar partnerin (76.4%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se tre njerëz, të gjitha femra (75,3%)

Femra

Duke pasur marrëdhënie seksuale në një vend romantik si në një plazh të shkretë (84.9%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale në një vend të pazakontë, si në zyrë ose një tualet publik (81.7%)
Duke marrë pjesë në fellatio ose cunnilingus (78.5%)
Duke bërë fellatio (72.1%)
Duke masturbuar partnerin (71.4%)
Duke u masturbuar nga partneri (68.1%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale me dikë që nuk do jetë apo nuk është partneri (66.3%)
Duke qenë e dominuar seksualisht (64.6%)
Duke bërë dashuri në mënyrë të hapur në një vend publik (57.3%)
Duke pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se tre persona, meshkuj dhe femra (56.5%).

Sidoqoftë fantazitë janë shumë të ndryshme nga realiteti. Ekziston një kundërshti e madhe sociale ndaj seksit jo konsensual, dhe shumë sjelljeve parafilike. Duke menduar për diçka, është krejtësisht ndryshe nga të vepruarit në atë mënyrë. Për shembull, shumë të pyetur që kanë raportuar të kenë fantazi përdhunimi, nuk e dëshirojnë në asnjë mënyrë një përvojë të tillë.
Previous Post Next Post