Seksi mbi të 50-ave përmirëson kujtesën dhe zhvillon aftësitë

 Njerëzit mbi 50 vjeç që janë aktivë seksualisht kanë kujtesë dhe aftësi më të mira konjitivive, se sa ata njerëz që angazhohen pak ose aspak seksaulisht, konfirmon një studim i ri në Britaninë e Madhe, i botuar në 28 janarë në revistën Age and Ageing.

Duket se seksi stimulon më tepër trurin e meshkujve se të femrave. Në këtë studim, meshkujt aktivë seksualisht performuan më mirë në testin e kujtesës dhe në funksionet ekzekutive - procesi mendorë i tyre përfshinte planifikimin, zgjidhjen e problemit dhe përqendrimin. Ndërsa femrat aktive seksualisht arritën rezultate më të mira në testin e kujtesës.

Studiuesit analizuan të dhëna të përftuara në më shumë se 6,8000 femra dhe meshkuj të moshave nga 50 në 89 vjeç në Angli.

Të anketuarit u pyetën paraprakisht nëse kishin pasur marrëdhënje seksuale gjatë 12 muajve të fundit. Studiuesit përdorën një përkufizim të gjerë në lidhje me aktivitetin seksual, ku u përfshinë marrëdhënja, masturbimi dhe prekjet apo përkëdhelitë.
Previous Post Next Post