Rroba që nuk kanë nevojë Kurrë të Lahen shumë shpejt në treg

Shkencëtarët janë duke zhvilluar teknologjinë e prodhimit të rrobave që mund të pastrohen thjeshtë duke i ekspozuar në dritë.

Ideja e rrobave që nuk kanë nevojë të lahen kurrë mund të duket si diçka e çuditshme, por falë përpjekjeve të shkencëtarëve në Universitetin RMIT të Australisë, ky koncept mund të bëhet shumë shpejt realitet.

Çelësi i kësaj teknologjie qëndron në nanostrukturat e imëta që në fabrikë, të cilat kur ekspozohen në dritën e diellit, bëjnë që çdo përbërs organik në sipërfaqen e veshjes të degradohet.

"Në thelb ajo çfarë duhet të bëjmë është të marrim një copë tekstili pambuku, dhe këtu kemi disa metodologji të ndryshme për të rritur nanostrukturat direkt në to, dhe sapo këto nanostruktura të formohen, thjeshtë rrobat i ekspozojmë në dritën e diellit," thotë Dr. Rajesh Ramanathan.

Kjo teknologji mund të jetë e paçmueshme për spitalet, ku ky mekanizëm vetëpastrues mund të ndihojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve, kryesisht të çimkave.

"Në fushëm e biologjisë apo të tekstileve antibakteriale, një nga problemet me të cilin e gjithë bota po përballet janë çimkat, dhe është shumë e vështirë t'i heqës qafe," thotë Dr. Ramanathan për Science.

"Kështu që një nga aspektet potenciale të këtij materiali është se kemi filluar ta testojmë mbi çimkat, dhe rezultatet janë mbresëlënëse."
Previous Post Next Post