Pushimet në Ëndërr thonë shumë për Personalitetin


 Po nëse paratë dhe koha nuk do të përbënin problem, ku do të dëshironit t'i kalonit pushimet? Shumica nga ne kanë një listë vendesh në kokë se ku dëshirojnë të shkojnë, dhe kjo sipas disa studimeve reflekton mënyrën se si e shohim veten tonë.

E shihni veten njeri të aventurës? Mund të jeni të gatshëm për rafting në kanionet e Jugut.

Mendoni se jeni të kulturuar? Mund të vizitoni muzeume apo monumente të ndryshme kulturore.

Sa më shumë që imazhi ynë për pushimet i afrohet destinacionit turistik ku duam të shkojnë, aq më të lumtur do jemi me zgjedhjen tonë.

Një studim i fundit i Universitetit të Virxhinias udhëhequr nga psikologu Shigehiro Oishi gjeti se kur vjen puna për të udhëtuar, njerëzit ekstravert (ata njerëz që janë të hapur ndaj të tjerëve) janë më të lumtur pranë bregdetit, ndërsa introvertët (ata njerëz që zakonisht janë të mbyllur) parapëlqejnë malet. "Argumentojmë se bregdeti është i zhurmshëm, me shumë njerëz, ndërsa vendet malore karakterizohen nga qetësia, largësia dhe izolimi." shkruan Oishi dhe kolegët e tij.

Këto preferenca lidhen me atë se si ne e shohim veten, derisa këto rezultate bazohen në përgjigjet e pjesëmarrësve që u përgjigjën rreth vetëvlerësimit të tyre. Kur e mendonin veten si introvert, ishin më të prirur që të preferonin malet.

Ajo që del qartë nga ky studim është fakti se bashkëveprimi mes imazhit për veten dhe zgjedhjeve tona reflekton dëshirën se ku duam të jetojmë. Po të kemi mundësi zgjedhjeve, do t'u vendosnim në një qytet që duket se reflekton karakteristikat dhe vlerat më të rëndësishme tona, ose thjeshtë cilësitë që dëshironin të kemi (edukimin, pasurinë, etj). Sa më e madhe të jetë harmonia me veten, aq më shumë ka të ngjarë të zhvillohet identiteti vendorë, ajo ndjenja që reflekton identitetin tonë me vendin se ku jetojmë.

Chen dhe Segota, pjesëmarrës në studim, theksojnë se sa më shumë të jetë në përputshmëri identiteti juaj vendorë me identitetin normal, aq më shumë ka të ngjarë që vendin ku jetoni ta rekomandoni si destinacion turistik.

Kur ëndërrojmë se ku shkojmë me pushime, thotë shumë për atë se kush jemi. Por ku duhet të shkojmë? Në vende ku njerëzit thonë se sa shumë dëshirë kanë për të jetuar. Rezidentët humbin shumë nga mësymja e turistëve atje, por kur veprojnë si "agjenci turistike", bëni kujdes se çfarë ju thonë për vendin që sugjerojnë të vizitoni.
Pushimet në Ëndërr thonë shumë për Personalitetin Pushimet në Ëndërr thonë shumë për Personalitetin Reviewed by Marion Mardodaj on 3/27/2016 12:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.