Loading...

Prodhimi energjisë nga Valët e Detit bëhet i mundur në Australi

 Carnegie Wave Energy Limited është një shpikës i listuar në ASX, pronarë dhe zhvillues i teknologjisë së energjisë së valëve detare CETO. Kjo teknologji jo vetëm që i konverton në energji të pastër dhe të rinovueshme balët detare, por njëkohësisht prodhon edhe ujë të pastër të distiluar! 5 njësitë e para CETO do vendosen në ishullin Garden në Australinë Lindore.

Kjo pajisje qëndron nën sipërfaqen e ujit për të minimizuar dëmtimet nga stuhitë dhe anijet, dhe ndërsa uji e lëviz këtë pajisje, kjo e mban ujin nën presion përmes gjeneratorëve hidroelektrik. Elektriciteti dërgohet në një tjetër nënsistem që e eksporton energjinë në tokë. Osmoza e kundërt përdoret në ujë pasi i jep energji gjeneratorëve, të cilët e dërgojnë në tokë. Fakti që kjo gjë ndodh pa as edhe ndotjen më të vogël mjedisore është vërtetë për t'u përshëndetur.

5 njësi CETO mund të gjenerojnë 240 kW energji, ndërsa 6 njësi CETO mund të gjenerojnë 1000 kW. Video e mëposhtme shpjegon më tepër rreth këtij procesi.


Prodhimi energjisë nga Valët e Detit bëhet i mundur në Australi Prodhimi energjisë nga Valët e Detit bëhet i mundur në Australi Reviewed by Marion Mardodaj on 3/14/2016 01:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.