Loading...

Nga Tirana në New York: Matteo Brento debuton në Amerikë

Nga Ermira Babamusta

 Këngëtari nga Pulia, i njohur për pubikun shqiptar si italiani i X-Factor Albania do prezantojë këngën e tij të re titulluar #21 (Goodbye My Love) / “Mirupafshim Dashuria Ime” në “Mollën e Madhe”. Matteo Brento është një nga Vipat e ftuar special, që do udhëtojë në New York për të performuar në Javën e Modës Shqiptare NY.

Matteo Brento, foto nga Salvatore Favia

Nga X-Factor për në “Mollën e Madhe” është një hap i madh suksesi, që Matteo Brento e arriti shumë shpejt. Këngëtari me famë në Europë i muzikës pop rok së shpejti do shkojë në Amerikë për të debutuar në New York për herë të parë me këngë në italisht, shqip dhe anglisht. Manaxhimi i Matteos ka deklaruar për shtypin se përformanca live do mbahet me datën 27 mars 2016 në Times Square. Manaxhimi i tij në Amerikë ka konfirmuar që Matteo do këndojë gjatë fashion show të Albanian Fashion Week NY (Java e Modës Shqiptare në New York), organizuar nga Mrika Krasniqi që do mbahet me 25-30 mars.

“Jemi krenar të kemi prezent artistin e famshëm italian Matteo Brento, vendas i Garganos, tek eventi historik ndërkombëtar Java e Modës Shqiptare në New York. Ne do sjellim modën e lartë shqiptare nga e gjithë bota, si dhe një mbrëmje kulturore plot argëtim,” tha Mrika Krasniqi themeluese e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York.

“Jam shumë i gëzuar të mar ftesën nga Java e Modës Shqiptare NY. Ndjehem shumë krenar dhe mirënjohës ndaj organizatores Mrika Krasniqi që më ftoi në këtë event madhështor. Jam shumë i lumtur dhe dua të sjell performancën time më të mirë që të prezantoj kulturën italiane në Amerikë. Në këtë event kam zgjedhur edhe këngë në shqip. Dua të falenderoj fansat e mi nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Amerika dhe të gjithë ato që më kanë ndenjur besnik gjatë gjithë kohës, si dhe ato dashamirës që më ndjekin nga qyteti im Monte Sant'Angelo,” tha ylli i X-Factor, Matteo Brento.

Ylli i pop rokut Matteo Brento do lançojë këngën e tij të re #21 (Goodbye my love) në qendrën botërore të muzikës dhe modës – Qyteti i New Yorkut. Kënga e re është shkruar dhe kompozuar nga artisti i famshëm Michele Bisceglia, themelues i kompanizë muzikore ‘IF. Kënga është përshtatur nga Alessandro Di Lascia në bashkëpunim me trajneren vokale Cristina Bisceglia.

“Ishte me të vërtetë kënaqësi të punoj me Matteo Brento, jo vetëm për vlerën e tij artistike që sjell, por edhe për karakterin e dashur që të bën për vete. Jam tepër i lumtur të shkruaj dhe kompozitoj për Matteon. U afruam të dy menjëherë nga ana artistike dhe momentalisht po bashkëpunojmë së bashku për të prezantuar një këngë të re në Shqipëri tek “Kënga Magjike” më vonë këtë vit. Kjo do t’i përshtatet fuqisë së vokalit dhe elegancës të stilit të Matteos,” tha artisti i talentuar Michele Bisceglia, fitues i çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.

Më herët këtë vit Matteo Brento u vlerësua si “Princi i Pop Rokut” nga mediat ndërkombëtare, ku doli në kopertinën e revistës NY Elite si dhe në revistën prestigjioze Star People në Tiranë. “Elegant, me klas por rok” shkruan revista Touch Fashion, ndërsa revista GWN në Londër e konsideron Matteon “ylli ndërkombëtar i pop-rokut që është në rritje me një zë të fuqishëm dhe prezencë komanduese në skenë”. Matteo Brento do udhëtojë në New York në datat 24-30 mars, i shoqëruar nga manaxheri i tij italian Armando Roberto. (www.matteobrento.com)  

“New Yorku shënon një hap shumë të rëndësishëm të karrierës time. Është fillimi i një bashkëpunimi shumë të mirë me autorin e mirënjohur Michele Bisceglia, themelues i 'IF. Ai është kantautori i dy këngëve tv mia; #21 (Goodbye My Love)/’Mirupafshin dashuria ime,’ të cilën do e prezantoj në New York, edhe një këngë të dytë enkas për Kënga Magjike në Shqipëri,” tha këngëtari Matteo Brento.

“Në New York gjithashtu do bëj edhe spotin e videoklipit të këngës #21 (Goodbye my Love). Jam shumë i lumtur që do bashkëpunoj me regjizorin Julian Biba, që është tepër i talentuar dhe profesionist. Më pëlqen shumë koncepti për videoklipin. Po flasim gjithashtu edhe për mundësinë e një filmi të shkurtër inspiruar nga kënga ime e re,” shtoi artisti Matteo Brento.

“Është nder i madh që Matteo ka përzgjedhur këngën time për t’a kënduar në Amerikë. E kam shkruajtur ‘#21 (Goodbye My Love)’ për të përkujtuar lindjen e dy binjakëve të mi Giovanni dhe Giulia Marie. Kjo këngë ka një kuptim të veçantë për mua dhe e dua shumë. Është më tepër e veçantë dhe emocionuese që Matteo do t’a këndojnë në New York, në qendrën botërore të muzikës kontemporare. E imagjinoj se si do jetë sekuenca e tingullit bashkë me zërin e Matteos që do këndojë vargjet e mia. Nuk mund t’i përshkruaj dot ndjenjat që më mbushin zemrën,” pohoi kantautori Michele Bisceglia.

Menaxhimni i Matteo Brento gjithashtu konfirmoi që Matteo po bashkëpunon me kompozitorin e njohur Michele Bisceglia, i cili po shkruan një këngë për festivalin e madh Kënga Magjike, që mund të perceptohet si festivali  famoz ‘Sanremo’ në Itali.

Matteo Brento po bashkëpunon me regjizorin Julian Biba, themelues i “True Venture Films” dhe me Orges Bakalli, Drejtor i Fotografisë/Asistent Regjizor, për të filmuar videoklipin e këngës ‘#21 (Goodbye My Love)’ në mars 2016 në New York. Kënga është pëlqyer dhe po flitet edhe për mundësinë e një filmi me metrazh të shkurtër inspiruar nga kënga, me producent dhe skenarist Julian Biba. Koncepti i videoklipit është krijuar nga Julian Biba dhe kënga i dedikohet lirisë, dhe të gjithë herojve që luftojnë për të mbrojtuar liritë dhe të drejtat tona.

"#21 (Goodbye my love) është një këngë shumë e bukur, e cila kur këndohet nga artisti i talentuar Matteo Brento kënga mer një kuptim më të fuqishëm dhe të çon në një botë tjetër. Për videoklipin e këngës #21 (Lamtumirë Dashuria ime) kemi si qëllim të filmojmë në vendet më të njohura të Nju Jorkut. Shpresoj që të bashkëpunoj me Matteon edhe në projekte të tjera në të ardhme,” tha regjizori dhe producenti Julian Biba, filmi i së cilit (Paftuar) do shfaqet në festivalin famoz botëror të Kanës.
Nga Tirana në New York: Matteo Brento debuton në Amerikë Nga Tirana në New York: Matteo Brento debuton në Amerikë Reviewed by Marion Mardodaj on 3/16/2016 09:58:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.