Loading...

Mënyra për të identifikuar Hipokritët


 Hipokritët janë "krijesa" intrigante. Partneri insiston për ndershëri kur vjen puna tek financat, ndërsa ju dëgjoni nga të tretët që ai apo ajo shpenzon së tepërmi në klubin e natës. Partneri pretendon se është shumë i zënë për t'u kujdesur për famijlen, por nuk e ka për gjë të shpenzojë tepër kohë duke postuar në Facebook.

Me ciklin 24 orësh ditorë të mbulimin mediatik, thuajse e presim çdo ditë hipokrizinë tek figurat publike. Një politikan mbron me fanatizëm vlerat familjare, por kapet në skandale seksuale me minorenë. Një ambjentalist mbron me fanatizmin më të madh çështjet ambjentale, por firmos për të dëmtuar ambjentin. Po bëhet gjithnjë e më shumë si diçka e rrallë, që një person t'i rrijë besnik besimeve dhe vlerave të tij.

Psikologjia sociale e temave si mashtrimi, stonimi konjitiv (kur kemi konflikt mes sjelljes dhe qëndrimeve), perceptimi personit dhe barazia në marrëdhënje, të gjitha lidhen me temën e hipokrizis. Në fakt, Profesori i Universitetit të Karolinës së Veriut, Jesse Graham dhe kolegët e tij, në lidhje me këtë theksojnë se "e gjithë fusha e psikologjisë sociale mund të quhet edhe shkenca e hipokrizisë morale." Një deklaratë e fortë kjo në të vërtetë, por autori dhe skuadra e tij e mbështesin këtë në fakte.

Fokusi i Graham dhe kolegëve të tij në analizën e "hipokrizisë morale", ku qoftë në mënyrë të ndërgjegjshme apo jo, njerëzit pretendojnë në mënyrë mashtruese të aderojnë në një sërë principesh, por nuk veprojnë apo mendojnë në të njëjtën linjë me këto principe. Ata e quajnë hipokrizinë morale si "konstrukti me njëmijë fytyra"; me fjalë të tjera, kjo vjen në shumë mënyra. Përkufizimi ekzakt është "thyerja e standardeve morale të vetes, pavasrësisht nëse i deklaron apo jo publikisht."

Shumica e analizës së Grahman dhe skuadrës së tij ndahet në 3 kategori: dyfaqësia morale, standarded e dyfishta morale dhe dobësia morale. Dyfaqësia morale është ajo që ndoshta njerëzit mendojnë për përkufizimin e hipokrizisë, kur njerëzit pretendojnë në mënyrë false se motivet e tyre janë të paqortueshme. Për shembull, një punëtorë mund të nënshkruajë një deklaratë se nuk ka konflikt interesi me kompaninë tuaj, dhe ju e dini për shkak të këtij fakti që ai nuk ka. Sigurisht, tani ju përballeni me dilemën klasike morale, nëse do t'i qëndroni besnik këtij punonjësi apo do ta përdorni si "bilbil" për kompaninë tuaj.

Në standarded e dyfishta morale, njerëzit janë më të ndershëm me veten e tyre për veprimet imorale se me të tjerët. Mund të nevrikoseni me një shofer për shkak se nuk ndaloi tek vizat e bardha që ju të kalonit. Por kur rrëzoheni tek vizat e bardha për shkak se ishin me nxitim, shfajsoni sjelljen tuaj për shkak se ishit me nxitim.

Dhe së fundi, në dobësinë morale, sjelljet e njerëzve konfliktojnë me qëndrimet e tyre, e cila është forma bazë e stonimit konjiktiv. Për shembull, një shok nënshkruan një peticion që është në favor të seksit të sigurtë, por ai për vete dështon të përdorë prezervativ. Apo ju mund të zbuloni se për kë do të votoni, por ditën e votimit, nuk shkoni të votoni.

Për të analizuar fenomenin e hipokrizisë morale, Graham dhe kolegët e tij u bënë tre pyetje të thjeshta online një mase të madhe njerëzish. Në thelb, studiuesit donin të dinin se cilat janë vlerat më të rëndësishme të njerëzve, se çfarë veprimesh kishin bërë në përputhje apo jo me këto vlera, dhe çfarë vepromesh kishin ndërmarrë së fundi që i bënte ata të ndihen në faj.

Pjesa më e madhe e të pyeturve cituan ndershmërinë, besnikërinë, drejtësinë dhe përkujdesjen si vlerat më të rëndësishme. Ishin më të prirur të dhunonin vlerat e ndershërisë dhe të besnikërisë (me fjalë të tjera gënjenin miqtë dhe të dashurit), dhe u ndjenin më në faj për dështimin moral të këtyre dy fushave. Grahman dhe studiuesit theksojnë se megjithëse studimet mbi moralin priren të fokusohen në koncepte abstrakte, shumica e njerëzve merren me moralin mbi baza ditore. Kështu që morali bëhet një çështje ndërpersonale, jo një çështje abstrakte apo filozofike.

Tani e dimë se cilat vlera morale njerëzit priren të dhunojnë, edhe nëse i bën ata të ndihen në faj. Por si mund ta përktheni këtë në informacion të përdorshëm në përditshmëri? Grahman dhe ekipi i tij e reduktojnë këtë çështje në besë pyetje kyçe:

1. Njerëzit që vlerësojnë moralin dhe e bëjnë pjesë të identitetit të tyre, ka më pak të ngjarë të jenë hipokritë.

2. Hipokritët janë më shumë të prirur të motivohen nga dëshira për t'u dukur bukur, se sa nga dëshira për të përmbushur dëshirat personale.

3. Njerëzit dogmatik ka më pak të ngjarë të jenë hipokrit se mendimtarët kreativ sepse "mendimtarët kreativ mund ta përdorin kreativitetin për të justifikuar sjelljet e tyre personale."

4. Narcisistët (njerëzit që u pëlqen vetja tej mase dhe thonë "unë jam"), kanë një sens të madh të titullarit dhe ka më të ngjarë që ta justifikojnë veten për dështimet e tyre morale.

5. Njerëzit e ndikuar nga dëshmia e veprimeve të mira morale do të ndjejnë një dëshirë më të madhe të veprojnë në mënyrë morale.

Të qenit rreth hipokritëve sigurisht që është diçka jo e kënshme që shkakton një ndjenjë shqetësimi. Por ashtu siç edhe Grahaman e thekson, mund të mos jeni në gjendje t'i ndryshoni ata, por duek vëzhguar tendencën tuaj të hipokrizisë morale, të paktën keni më shumë mundësi të maksimalizoni përmbushjen e vlerave tuaja.
Mënyra për të identifikuar Hipokritët Mënyra për të identifikuar Hipokritët Reviewed by Marion Mardodaj on 3/04/2016 10:31:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.