Ja kush janë gjyqtarët e korruptuar të shpallur "non grata" nga SHBA

 Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar së fundi listën e zezë me emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shpallur "non grata" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Non grata" është një term diplomatik që thënë më thjeshtë do të thotë "jo i mirëpritur".

Në këtë listë të zezë të gjyqtarëve të korruptuar që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja.

ILDKP rezulton se ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë të akuzuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumentave.

Ja gjyqtarët e shpallur "non grata" nga SHBA sipas datës:

23 prill 2014">2014 Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014">2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014">2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014">2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Emrat e prokurorëve të shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara

12 nëntor 2014">2014, Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014">2014, Bardhok Lleshi, me funksion prokuror.
Previous Post Next Post