Hollandë, trafikantët e drogës përdorin krokodilët për të ruajtur drogën dhe paratë

 Një grup trafikantësh droge në Hollandë përdornin krokodilë të frikshëm për të ruajtur drogën dhe paratë, por me sa duket reptili nuk arriti që t'i mbante larg njerëzit.

Policia e amsterdamit thotë se ishin të vendosur për të shkatërruar një grup të madh trafikantësh droge të Amstërdamit pavarësisht se ata përdornin krokodilë si roje.

Policia hollandeze arrestoi në fillim të kësaj jave 11 të dyshuar si trafikantë droge të moshave 25-35 vjeç dhe sekuestroi rreth 300,000 euro. Të dyshuarit ishin gjithashtu zotër të disa krokodilëve të cilët i mbanin brenda kafazit të oborrit të shtëpisë së njërit prej trafikantëve.

Policia i zuri në kurth krokodilët ndërsa arriti të sekuestrojë drogën dhe paratë nga kafazi. Ndërsa krokodilët paraprakisht u lanë nën kujdesin e një të dyshuari, raportojnë mediat hollandeze.
Previous Post Next Post