Loading...

Gjëra që duhen kujtuar kur bota na duket e Frikshme

 Nuk mund t'i shmangemi ditëve të këqija, janë pjesë e rritjes sonë. Thjeshtë për faktin se disa javë mund të jenë më të vështira se të tjerat, nuk mund të "derdhim kupën", të qëndrojmë negativ apo pafundësisht në shtrat. Në këto kushte është e rëndësishme të qëndrojmë të fokusuar në gjërat pozitive, dhe ta përballojmë botën me guxim, pavarësisht se ndjenjat mund të na thonë të bëjmë të kundërtën.

Ja gjërat që duhet të kujtojmë kur bota na duket e frikshme:

1. Ndonjëherë duhet të humbasim, që të gjejmë vetveten
Nuk jeni të vetëm në këtë sfidë. Çdo njëri ka probleme dhe pengesa. Ajo çfarë mund të ndjehet si devijim nga e planifikuara, praktikisht është një drejtim i ri për diçka më të mirë. Jeni të përgjegjshëm vetëm për këtë moment. Lejojeni dritën të përhapet në errësirë.

2. E gjitha është pjesë e iluzionit
Ju ndërtoni realitetin tuaj. Ajo çfarë perceptohet si e trishtuar, shqetësuese dhe e frikshme, mund të jetë shpirti juaj që ju bën me dije se ky plan nuk është për ju. Shmangumi dhe bëni diçka të gëzueshme që të dilni nga trishtimi. Shihni një film. Bëni një shëtitje në park. Lexoni një libër. Të zgjeruarit e diturisë është një mënyrë për të rikrijuar gjendjen shpirtërore.

3. Nuk ju nevojitet aprovimi i gjithkujt
Jo të gjithë do bien dakord me zgjedhjet tuaja. Për shkak se një apo dy njerëz nuk bien dakord me ju, mos e konsideroni këtë një vendim të keq. Besimiet e mendimet tuaja ndryshojnë gjatë kohës, po ashtu edhe të miqve tuaj.

4. Jeni zhvilluar dhe jeni në rregull
Zgjedhjet tuaja mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Nuk jeni i njëjti person që ishit dje. Çdo ditë ju jep mundësinë që të rriteni. Merruni me një hobi, sport apo merruni me meditim apo praktikë shpirtërore që mund të zgjerojë evoulimin tuaj autentik.

5. Të paktën një ditë në javë tërhiquni nga të gjitha gjërat
Mos përdorni internetin apo rrjetet sociale. Fikeni televizorin. Shkëputuni nga bota. Është e rëndësishme për ju. Si mund të jeni të dobishëm për të tjerët kur në rradhë të parë nuk e "llastoni" veten. Keni nevojë për të rigjeneruar energjitë, duke i qëndruar qoftë edhe një ditë larg çdo gjëje që "bombardon" në mënryrë të vazhdueshme jetën tuaj.

6. Nuk është rrënim por zbulim
Jemi bërë një shoqëri e emërtimeve. Emërtojmë çdo gjë në mënyrë që gjërat të marrin kuptim. Kur rrënohemi kërkojmë menjëherë të gjejmë një zgjidhje. Jeni nën depresion? Jeni bipolarë? Jeni shkatërrimtarë të vetvetes? Ndonjëherë një rrënim është thjeshtë një zbulim i sfidave apo i vështirësive. Nuk është e nevojshme t'i vini një emër.

7. Sa më shpejt të nisni e të bëni diçka të re, aq më shpejt bota fillon e ndryshon
Duke mos bërë asgjë nuk bëjmë gjë tjetër veçse përshkallëzojmë vuajtjet. Sa herë të ndiheni të pashpresë, ky është çasti kur duhet të bëni diçka.

"Dje isha i mençur, doja të ndryshoja botën. Sot jam i zgjuar, po ndryshoj veten time." - Rumi.

8. Jini mirënjohës për çdo gjë
Ekziston një mësin në çdo gjë. Mirënjohja do të thotë përmirësim. Bëni çdo ditë një listë të të paktën 3 gjërave që janë të rëndësishme për atë ditë. Disa ditë mund të kenë më shumë se tre gjëra. Është tepër e thjeshtë, "sot i jam mirënjohës Diellit".

9. Edhe të tjerët kanë probleme të ngjashme
Nuk ju duhet të rishpikni rrotën. Nuk po kaloni diçka që të tjerët nuk e njohin. Sigurisht që ngjarjet mund të jenë të vështira, vështirësitë në dukje të pakapërcyeshme, por në fund të fundit të gjithë njerëzit hasin në të njëjtat probleme.

10. Rilidhuni me familjen dhe miqtë
Keni nevojë për njerëz të tjerë. Nuk ju kanë vendosur të vetëm mbi këtë tokë. Sa herë që bota ju duket e frikshme, mund të reagoni. Miqtë dhe familja në mundësojnë të jemi vetvetja. E qeshura është ilaçi më i mirë. Bëni të mundur që ata të jenë pranë e t'ju ndihmojnë me dëshirë.

Jeta është një dhuratë e madhe dhe duhet ta krijojmë, ta shpikim sërish e të jetojmë me tërë mundësitë që kemi. Duke zhvendosur shqisat dhe ndryshuar perceptimet, ky është një mjet i rëndësishëm për të tejkaluar ditët e frikshme në vazhdim. Nuk jeni të vetëm.

"Dhe mbi të gjitha, vështrojeni me sy të hapur tërë botën rreth jush, sepse sekretet më të mëdha janë gjithmonë të fshehura në vendet më të thejshta. Ata që nuk i besojnë magjisë, nuk do ta kenë asnjëherë." - Rumi.
Gjëra që duhen kujtuar kur bota na duket e Frikshme Gjëra që duhen kujtuar kur bota na duket e Frikshme Reviewed by Marion Mardodaj on 3/06/2016 11:44:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.