Loading...

5 ndodhi të këqija të jetës që na çojnë drejt rrugës së Gjërave më të Mira

 Nëse keni jetuar vërtetë ndonjëherë mbi këtë planet, atëherë me siguri keni parë anët e jetës, anën e mirë dhe anën e keqe. Jeta mund të duket rraskapitëse ndonjëherë, qëllon që kur përplasemi me pengesat, të na duket sikur biem në një gropë të zezë, ndjejmë sikur kemi arritur në fund. 

Por sidoqoftë, keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të përfitoni nga "arritja e një fundi të hidhur"? Po sikur të nxjerrim diçka pozitive nga kjo përvojë? Përvojat që po paraqesim nuk janë absolutisht të këndshme për t'u përballur, por përmbajnë mësime të fshehura nëse gërmoni edhe pak më thellë.

1. Humbja e vendit të punës
Sigurisht që kur dëgjon fjalët "je pushuar nga puna", kjo nuk bën të ndihesh asnjëherë mirë. Lëndon egon tonë duke përfunduar punën në këtë mënyrë, pa përmendur portofolin. Por sidoqoftë, kjo mund të thotë se thjeshtë keni nevojë për një punë të ndryshme që i përshtatet aftësive dhe interesave tuaja. Mbase puna që kishit nuk bënte për ju.

Humbja e vendit të punës na jep mundësinë të dalim e të shohim për diçka tjetër të na pëlqen, diçka që njerëzit mund ta vlerësojnë punën tuaj dhe t'ju vlerësojnë në vendin e punës. Apo mbase, mund të pëlqeni të provoni vetëpunësimin e të hapni një biznes. Njerëzit mendojnë se humbja e vendit të punës është fundi i botës, po në realitet nuk është kështu, por është fundi i kapitullit. Duhet ta krijoni me vetëdije kapitullin e rradhës, kështu që mos lejoni një gurë në mes të rrugës të ndalojë pjesën tjetër të udhëtimit tuaj.

2. Fundi i një marrëdhënjeje
Ndoshta më keq se humba e vendit të punës, është ndjenja kur humbni dikë që me të vërtetë e dashuroni. Futeni përmes stadeve të hidhërimit, zemërimit, frustrimit, mohimit, dhe më në fund, pranimit. Nuk flini, humbisni oreksin, dhe dëshironi gjëra që thjeshtë kanë marrë udhën tjetër. Do të donit të thonit diçka ndryshe, të bënit diçka më shumë për të shpëtuar marrëdhënjen...por mos u ngsatërroni me diçka që s'mund ta bënit. Pra, të dy erdhët në jetën e njëri-tjetrit për një arsye, dhe u ndatë për një arsye.

Nuk është e thënë që disa njerëz të na qëndrojnë nga pas për gjithmonë, por mund ta vlerësojmë shoqërinë e tyre kur e kemi, dhe të përqendrohemi se çfarë mësuam prej saj. Nëse marrëdhënja juaj përfundon, kjo do ju japë mundësinë të rizbuloni veten, të shoqëroheni me njerëz të tjerë, ta shijoni lirinë për pak kohë.

Pas ndarjes mund të ndjeni sikur keni një re të zezë e të madhe sipër kokës, por do kalojë. Përqendrohuni në njohjen e vetes suaj, dhe përfshihuni në aktivitete që lartësojnë shpirtin tuaj.

3. Kur tradhëtohemi nga miqtë
Nëse kishit një grup miqsh që nuk qëndruan pranë jush kur kishit me të vërtetë nevojë për ta, atëherë këta nuk ishin me të vërtetë miqt e rangut të parë për ju. Është e dhimbshme kur digjesh nga njerëz që mendonim se u kujdesnin për ne, por kur ndodh, bota duket pak më e errët, dhe fillojmë t'i besojmë gjithnjë e më pak njerëzve. Fillojmë ta mbyllim veten nga marrëdhënjet e reja dhe takimet me njerëz të tjerë.

Por sidoqoftë, mos lejoni që zemra juaj të ftohet vetëm për shkak të disa njerëzve. Rimerreni veten dhe përqendrohuni në takimet me miq të rinj. Sigurisht nuk mund ta dini me siguri se me çfarë miqsh shoqëroheni dersia të keni vërtetë nevojë për ta, por në përgjithësi, duke ndjekur zemrën dhe intuitën tuaj, kjo do t'ju mundësojë të gjeni miqësitë e duhura duke u shoqëruar me njerëz zemërmirë dhe të çiltër.

4. Kur na thonë se nuk jemi mjaftueshëm të mirë
Sa herë ju a kanë thënë këtë në jetën tuaj? Sa herë e keni lejuar këtë gjë? Nëse njerëzit nuk e shohin dobishmërinë tonë, atëherë ky nuk është problemi ynë. Opinioni i të vetmit person që ka rëndësi për ju, jeni ju vetë. Nëse vlerësoni veten dhe njihni kapacitetet dhe potencialin tuaj, atëherë nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët për ju.

Kur njerëzit mundoheni t'ju ulin, kjo vetëm sa ju jep një mundësi për të ushqyer më shumë dashuri ndaj vetes dhe për të ndërtuar më shumë besim në vetevete, dhe ju rikujton se jeni një person i shkëlqyer dhe me vlerë i kësaj bote.

5. Kur na mohojnë
Kjo mund të ndodhë në shumë aspekte - mohim nga një interes dashurie, nga shefi, kolegu apo madje edhe familja. Sidoqoftë, është vërtetë njëjtë e dhimbshme. Për nga natyre duem që të na duan dhe pranojnë, kështu që kur na mohojnë, egoja jonë "plas". Duam të "futemi në një vrimë" e ta harrojmë tërësisht këtë përvojë, por për t'u rritur prej saj, duhet t'i analizojmë gjërat më nga afër dhe të shohim se çfarë mund mësimesh mund të fshihen nën sipërfaqe.
5 ndodhi të këqija të jetës që na çojnë drejt rrugës së Gjërave më të Mira 5 ndodhi të këqija të jetës që na çojnë drejt rrugës së Gjërave më të Mira Reviewed by Marion Mardodaj on 3/14/2016 03:00:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.