2-vjeçarja i telefonon Policisë që t'i veshë pantallonat

Lohnes dhe Aaliyah

 Aaliyah Ryan, nuk duhet t'i kishte telefonuar policisë që t'i vishte pantallonat, por Departamenti i Policisë në Karolinën e Jugut duket se ia ka falur kësaj radhe duke i shërbyer në kohë.

Aaliyah është vetëm 2 vjeç dhe nuk kishte mundësi tjetër për të veshur rrobat e saj veçse t'i telefononte policisë.

"Na erdhi një telefonatë dhe dukej si zë fëmije, ishte një telefonatë e bërë enkas në polici," thotë policja Martha Lohnes për WSPA-TV.

Në këto rrethana Lohnes lokalizoi vendodhjen dhe u nis për t'u siguruar.

Kur vajti atje, një burrë tepër i moshuar i cili nuk ishte në dijeni të telefonatës u përgjigj tek dera.

"I tregova se për çfarë bëhej fjalë, dhe gjyshi i saj hapi derën, ndërsa vogëlushja qëndronte në krah të tij. Kur e pashë, ajo kishte veshur vetëm një këmbë të pantallonave," thotë policja për mediat lokale.

Aaliyah ia kishte arritur që në njëfarë mënyre të vishte një këmbë të pantallonave.

"Ishte e paimagjinueshme që ta mendoje," thotë Lohnes.

Por Lohnes ka dy motra më të vogla, dhe e dinte mirë çfarë duhej të bënte.

"Kështu që u ula dhe nisa t'ja vesh pantallonat. Dhe më pas më kërkojë që ta ngrija lart e ta përqafoja..."

Ndërsa gjyshi kishte detyrën e pashmangshme që t'i shpjegonte situatën mamasë së Aaliyah-s, Ryan, e cila ishte në punë kur vogëlushja kishte bërë telefonatën.

"Babai më telefonoi dhe më tha se vajza jote telefonoi policinë," thotë mamaja e vogëlushes.

Ryan thotë se e kishte mësuar 2 vjeçaren që t'i telefononte policisë në raste emergjence. Siç duket, vogëlushja nuk e kishte bërë dallimin mes emergjencave reale dhe atyre të rreme.

"I jam shumë mirënjohëse polices dhe zemrës së saj. Ajo shpenzojë me të vërtetë kohën e saj për t'u siguruar që në shtëpinë tonë çdo gjë është në rregull, megjithëse e dinte që ajo është vetëm një vogëlushe 2-vjeçare. Kjo do të thotë shumë për mua," tha ndër të tjera Ryan për mediat.
Previous Post Next Post