11 Sekrete të mbi 100-vjeçarëve për të qëndruar të rinj në Zemër

Zakonisht me moshën vjen edhe mençuria. Ata njerëz që i kanë kaluar të 100-tat kanë shumë gjëra për të ndarë. Kini parasyshë këtë fakt: mesatarja botërore e jetëgjatësisë është 70 vjeç. Pra, çfarë kanë bërë këta njerëz që e kanë kaluar këtë statistikë standarde botërore me mbi 30 vjet apo 30%.

Në fakt disa nga përgjigjet e tyre mund të na çuditsi. Jo të gjithë e arrijnë këtë moshë në të njëjtën mënyrë. Disa vazhdojnë zakonet e tyre, të cilat për disa njerëz mund të duken jo përçmuese, ndërsa të tjerë betohen se ushqehen shëndetshëm, ushtrohen fizikisht dhe përqafojnë marrëdhënje të thesarta.

Disa thënje të njerëzve që i kanë kaluar të 100-tat, të cilat mund të jenë të dobishme për gjithkënd të qëndrojë i ri në zemër:

11 Sekretet e mbi 100-vjeçarëve për të qëndruar të rinj në Zemër

1. "Trajtoji njerëzit drejtë dhe ji i mirë me ta në të njëjtën mënyrë siç dë të doje që të trajtonin të tjerët." Gertrude Weaver, vdiq në moshën 116 vjeçare.

2. "Qëndrimi, qëndrimi...qëndrimi real dhe pozitiv ndaj jetës." Trudi Fletcher, vdiq në moshën 100 vjeçare.

3. "Lëviz dhe lufto ose qëndro dhe humb." Louise Calder, vdiq në moshën 101 vjeçare.

4. "Ndoshta jemi këtu për të qenë një shembull i mirë të tjerët në kohë të vështira." Robert McRaney, vdiq në moshën 100 vjeçare.

5. "Thjeshtë, qëndroni larg telasheve." Harry Adler, vdiq 101 vjeç.

6. "Zgjodha prindërit dhe gjenet e duhura." Andy Weinandy, vdiq në moshën 100 vjeçare.

7. "Nuk kam qenë kurrë në një dyqan bukurie dhe nuk kam qenë kurrë e  pavlerë." Adelina Domingues, vdiq në moshën 114 vjeçare.

8. "Ja dedikoj jetëgjatësinë time ecjes së shumtë, jo duke qëndruar në sediljen e pasme të makinës." George Boggess, vdiq në moshën 103 vjeçare.

9. "E para, duhet të kesh gjenet e duhura. E dyta, duhet të dënohesh me fat për 100 vjeç. Dhe e treta: mos u përpiqni të konsumoni çdo gjë të shëndetshme. Është e vërtetë. Unë konsumoj çfarë të dëshiroj. Sekreti i jetëgjatësisë është akullorja." Paul Marcus, vdiq në moshën 101 vjeçare.

10. "Shëndet, gjumë dhe çlodhje." Misao Okawa, vdiq në moshën 117 vjeçare.

11. "Gjumë, pastërma, vezë dhe kaçamak." Susannah Mushatt Jones, vdiq në moshën 116 vjeçare.
Previous Post Next Post