Loading...

Togfjalësha ndoshta më të Rëndësishëm se një "TË DUA"


Dita e "Shën Valentinit" po afron, të dashuruarit po imagjinojnë dhuratat dhe surprizat që duan t'i bëjnë të dashurit apo të dashurës për t'u ndjerë më mirë dhe më shumë të dashuruar.

Por ekzistojnë edhe surpriza të tjera që nuk janë dhurata dhe që ndoshta pak njerëzve mund t'u shkonte ndër mend, për më tepër hidhini një sy frazave të mëposhte, mbase mund t'ju ndihmonin që t'i dhuroni mirësi dhe kënaqësi të shtuar njeriut tuaj të zemrës. 

1. "Dëshiroj që ti të kesh sukses"
Kjo mund të duket e thjeshtë, por e vërteta është se xhelozia përhapet shumë më e tërbuar në këtë botë sa shumë nga ne mund ta imagjinojnë. Sa nga ne do ta thonin me të vërtetë që një njeri i dashur i yni t'i arrijë vërtetë që gjitha qëllomet dhe objektivat e tij në jetë me koston e të ndenjurit më pak kohë pranë nesh? Po sikur t'i linit mënjanë përfitimet personale, çfarë do shijonit nga arritja e qëllimeve të jetës së partnerit tuaj? Të duash me sinqeritet më të mirën për tjetrin, qoftë edhe me kosto personale, është diçka shumë e vështirë të arrihet, por gjithsesi mund të jetë bazë themeli e nevojshme drejtë një marrëdhënjeje të fuqishme në çift.

2. "E kaluara, është e shkuar"
Të gjithë bëjmë gabime, themi budallallëqe dhe veprojmë pa lidhje. Në disa raste këto veprime mund të justifikojnë vepromin e fshirjes së dikujt nga jeta. Zgjidhni të jetoni në këtë moment me partnerin dhe kini besim se inteligjenca juaj emocionale dë të reagojë drejtë nëse diçka nuk shkon siç duhet, pa nevojën ngurrimit për shkak të brengave të shkuara.

3. "Mund t'ja dalim"
Ekziston një fuqi e madhe nga bashkëpunimi, është shumë ngacmuese kur çiftet bëhen bashkë për të arritur qëllime. Qoftë kjo duke kursyer para për një udhëtim, fillimin e një biznesi apo tejkalimin e një situate të vështirë, është diçka që e lartëson besimin  e sinqertë.

4. "Faleminderit"
Kur kemi parasyshë se sa shpesh themi faleminderit çdo ditë për gjëra krejtësisht të vogla, po t'ja themi partnerit, mund të na duket si një gjest pa kuptim. Por fuqia e "faleminderit" qëndron kur thuhet çiltërsisht në mënyrë të ndjerë, se sa kur thuhet në mëynrë reflektive. Bëhet fjalë për një "faleminderit" të vërtetë për shoqërinë dhe ndihmën që ky person ju ka ofruar, dhe për përvojat dhe sfidat që keni ndarë bashkë, ku të gjitha ju kanë ndihmuar për të qenë personi që jeni sot.
Togfjalësha ndoshta më të Rëndësishëm se një "TË DUA" Togfjalësha ndoshta më të Rëndësishëm se një "TË DUA" Reviewed by Marion Mardodaj on 2/10/2016 10:19:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.