Studimi, si ndikon zëri i femrave në trurin e meshkujve


 Një film i shkurtër i animuar i Radios Kombëtare Publike(NPR), SHBA, tregon efektet që ka zëri i femrave tek meshkujt. Ndryshimi më i madh mes zërit të femrave dhe meshkujve qëndron në regjistrat e tonit të zërit. Në përgjithësi zëri i meshkujve është më i thellë se i femrave. Ky ndryshim lidhet me përmasat trupore dhe nivelin e hormoneve. Femrat janë më të vogla, kështu që kanë "bokse" më të vogla. E kundërta ndodh për meshkujt.

Një fakt interesante që del në pah është që sa më i lartë të jetë intonacioni i zërit, aq më shumë personi konsiderohet si më pak kompetent dhe pa besim në vetvete. Kjo do të thotë që thjeshtë duke u bazuar tek zëri, njerëzit janë më pak të prirur të dëgjojnë këshillat e një femre në krahasim me të një mashkulli. Kjo video tregon një eksperiment ku njerëzit dëgjojnë zërin e inçizuar të dy femrave. Të dy femrat u kërkuan dëgjuese të votonin për to. Stimujt e eksperimentit ishin vetëm pajisjet inçizuese. Në fund, kur dëgjuesit u pyetën se për kë do të votonin, shumica e tyre votuan për zërin më të thellë.



Pra çfarë do të thotë kjo për femrat? Me sa duket tentativat për të ulur vazhdimisht regjistrin e tonit të zërit janë një praktikë e zakonshme për femrat. Ndërsa ekspertët e komunikimit nuk e sugjerojnë këtë praktikë pasi e konsiderojnë si zë që perceptohet i manipuluar. Për ta kuptuar më mirë këtë mund të dëgjoni një zë që e adhroni tek flet gënjeshtëra dhe të pa vërteta, ku pasi ta dëgjoni do duhet të analizoni përbërjen e fjalëve; mund të bëni të njëjtën gjë por në të kundërt. Gjithsesi edhe kjo video do ju japë të dhëna të mjaftueshëm për të kuptuar një pjesë së magjisë së zërit.
Studimi, si ndikon zëri i femrave në trurin e meshkujve Studimi, si ndikon zëri i femrave në trurin e meshkujve Reviewed by Marion Mardodaj on 2/23/2016 11:11:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.