Loading...

Shenja që po vizitoheni nga Ëngjëlli Juaj Mbrojtës


 Ëngjëjt nuk janë entitete fizike që vibrojnë me frekuenca të ndryshme si ne të vdekshmit. Këto roje të shpirtit tentojnë gjithmonë të udhëheqin veprime dhe të ndërkallin mendime të vlefshme për ne. E gjitha vjen kur zotërojmë apo jo kapacitetin e mendjes dhe të shpirtit.

Mbetet mister se si këta gardianë vijnë për të në ndihmuar. Mendohet se ky mister është një aspekt i trashëguar i universit të pafundë. Në lidhje me pafundësisë ne mund të shohim përgjigje të ndryshme. Në varësi se si gjithsecili e sheh të vërtetën, mënyra se si ëngjëjt shfaqen mbetet e njëjtë prej shumë kohësh. Sigurisht duke mos u shfaqur kurrë si një projeksion fizik, ëngjëjt kanë tendencën të shfaqen në mënyra të tjera. 7 mënyrat e paraqitura më poshtë janë përvojat më të zakonshme të raportuara nga njerëz nga mbarë bota.

Ndryshime në temperaturë
Dhoma mund të bëhet më e ngrohtë apo e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Mënyra e vibrimit të ëngjëjve mund të ngadalësojë shpejtësinë e molekulave të ajrit, gjë që shkakton ndryshim të temperaturës. Bëni kujdes çfarë po bëni apo mendoni, dhe ndjeni se çfarë po komunikohet.

Aromë fantastike të pashpjegueshme
Ju ka ndodhur ndonjëherë në shtëpi të nuhasni një aromë që nuk mund ta lokalizoni se nga vjen, dhe është një aromë mahnitëse? Nëse ndjeni një aromë të qëndrueshme dhe të këndshme rreth jush, një ëngjëll është vetëm një përqafim larg jush. Nuhatja është një shqisë e fuqishme, me lidhje të forta me kujtesën. Çfarë arome ndjeni? Çfarë bëri që të mendoni?

Zëra që gumëzhijnë 
Ndërsa kjo mund të jetë një shenjë që mund të jeni të marrosur, në këtë kontekst kjo është një gjë e mirë! Jeni të hapur ndaj tendencave të universit, ndërsa të tjerët qëndrojnë të mbyllur. Dëgjojini, por dëgjoni edhe brendinë tuaj, ekzistojnë shumë pretendues...

Shfaqen drita të ndryshme të me ngjyra
Po të shihni boshte dritash që rrezatojnë rreth jush, këto janë përfundimisht shenja ëngjëjsh. Mund të shihni shkëndija drite ose të bëheni shumë të vetëdijshëm për hijet rreth jush. Mos u frikësoni. Ëngjëjt nuk dëshirojnë t'ju lëndojnë. Kjo është një shenjë që ata duan t'ju arrijnë direkt nga planeti i tyre.

Pupla të papritura
Puplat rreth jush, pavarësisht arsyes? Mos e kërkoni arsyen? Është shenjë që ata janë pranë jush dhe po ju kishtojnë vëmendje.

Komunikimi përmes ëndërrave
Mund të mos e mbani mend ëndërrën, por mund të ndiheni më të çlirët, fortë dhe më të sigurtë për drejtimin tuaj.

Kur ndjeni sikur po ju gjurmojnë
Kjo ndjenjë zakonisht shoqërohet nga një ndjenjë besimi deh dashurie. Po të jeni vetëm dhe ndjeni që dikush është në dhomë me ju, dhe nuk keni frikë, besojini brendisë suaj. Ëngjëjt tuaj po mundohen t'ju mbrojnë.
Shenja që po vizitoheni nga Ëngjëlli Juaj Mbrojtës Shenja që po vizitoheni nga Ëngjëlli Juaj Mbrojtës Reviewed by Marion Mardodaj on 2/26/2016 10:56:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.