Protesta në Kosovë - Policit i Bëjnë Dhuratë Flamurin Kombëtarë

 Një nga policët e Kosovës që sot ishte caktuar me detyrën për të ofruar siguri gjatë protestës së opozitës, ka marrë flamurin kombëtar si dhuratë nga një djalosh i mitur para objektit të Qeverisë së Kosovës.


Polici e pranoi me dëshirë dhuratën që mori, duke e futur në gjoks për ta ruajtur, derisa i qetë vazhdoi punën e tij pa nevojën për të ndërhyrë në qetësim të situatës.
Ndryshe nga protesta të tjera, sot nuk u shënua asnjë incident mes protestuesve dhe policëve të Kosovës.



 Me protestën e radhës të paralajmëruar për 27 shkurt, opozita në mënyrë paqësore përfundoi protestën e sotme ku kërkoi dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.
.

Protesta në Kosovë - Policit i Bëjnë Dhuratë Flamurin Kombëtarë  Protesta në Kosovë - Policit i Bëjnë Dhuratë Flamurin Kombëtarë Reviewed by Marion Mardodaj on 2/17/2016 10:28:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.