Është Seksi një Ushtrim Fizik? Studimi tregon faktet

Është Seksi një Ushtrim Fizik? Studimi tregon faktet

Nuk është e nevojshme që ndonjë shkencëtarë të na thotë se seksi mund të jetë plot pozicione të ndryshme dhe shpesh djersitje të shumta. Por sa kalori mund të djegë një seks i mirë? Një studim të fundit të Universitetit të Kuebekut në Montrea, vlerësoi energjinë e shpenzuar gjatë një akti seksual dhe energjinë e shpenzuar gjatë një vrapimi, dhe doli në konkluzionin se duke pasur parasyshë pompimin e zemrës dhe tkurrjen e muskujve, mund të themi se seksi mund të kosniderohet një ushtrim fizik i moderuar.

Studiuesit rekrutuan 21 çifte të shëndetshëm heteroseksual rreth të 20-ve, dhe vlerësuan rrahjet e zemrës së tyre. Ndërsa vraponin, atyre u ishte veshur një veshje që vlerëson kaloritë e shpenzuara.

Më pas, çifteve iu kërkua të bënin seks një herë në javë për një muaj rresht duke mbajtur veshur po të njëjtën veshje. Kohëzgjatja e seksit ndryshonte por mesatarje mujore për çift ishte rreth 25 minuta.

Mesatarisht, meshkujt në vrap shpenzonin 9.2 kalori për çdo minut dhe rreth 8.5 kalori gjatë seksit, ndërsa femrat rreth 7.1 kalori për minut gjatë vrapit dhe 5.6 gjatë seksit.

Sipas një ndër autorëve të studimit, Antony Karelis, pjesëmarrësit dogjën mjaftueshëm kalori gjatë seksit dhe arritën një intensitet mjaft të lartë, dhe kjo mund të konsiderohet "një ushtrim i moderuar".

Seksi është i mirë, por nuk është gjithmonë ushtrim fizik.

Karelis thotë se ndonjëher seksi nuk është i nxehtë dhe jo gjithmonë zgjat shumë, kështu që nuk mund ta konsideroni çdo akt seksual si një ushtrim të moderuar fizik. "Seksi nuk duhet të zëvendësojë ushtrimet e rregullta fizike. Por seksi dhe ushtrimet fizike duhet të përfshihen bashkë në rutinën e përditshme. Studimet tregojnë se çdonjëra prej tyre i bën mirë shëndetit, dhe kombinimi i të dyjave çon në një jetë me cilësi më të mirë," thotë Karelis.
Previous Post Next Post