Është Dashuri apo Vetëvlerësim i Dobët?


Të humbasësh vetveten në një marrëdhënje nga "unë" kthehesh në "ne", kjo është një shprehe ekstreme e dashurisë romantike. Por kjo nuk është gjithmonë shenja e një çifti të lumtur. Ndonjëherë ky intensitet sinjalizon një formë të pashëndetshme të marrëdhënjes, që siç e quajnë studiuesit "marrëdhënja e mundshme për vetëvlerësim".

Kjo nënkupton dikë që varet vetëm nga reagimet pozitive të "personit special" në mënyrë që të ndihet i/e dobishëm për veten. Dhe ashtu si çdo pritshmëri kur bëhet fjalë për njerëz apo gjëra që mbushin boshllëqet e jetës, edhe kjo mund të çojë në disa probleme. Mes tyre përmendim:

- "Marrëdhënja e mundshme për vetëvlerësim" mund të nxisë një proekupim maniak në marrëdhënjeje, ku çdo shprehje, veprim dhe vështrim i partnerit analizohet për të përftuar një kuptim më të thellë. Dhe përse jo? Nëse sensi i vetes suaj varet nga marrëdhënja, do të bëheni ekstremisht vigjilent për ta mbajtur gjallë atë.

- Mund t'ju bëjë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj çdo aspekti negativ të marrëdhënjes, pavarësisht shkaqeve, dhe ka të ngjarë të përjetoni stres, ankth dhe depresion. Në një studim të vitit 2008 të Universitetit të Hjustonit e lidhën nivelin e lartë të "marrëdhënjes së mundshme për vetëvlerësim" si të jesh lidhur në kiçin e një anijes.  Ku qoftë edhe valëzimi më i vogël duket si një dallgë gjigande.

- Mund t'ju bëjë të merrni një pozicion mbrojtës, në vend që ta "shihni në sy" çdo kriticizëm dhe problem e të mësoni prej tij. Si rezultat, ju dhe marrëdhënja jua nuk rriteni më, dhe kjo e ul edhe më tej nivelin tuaj të vetëvlerësimit.

- Kur "marrëdhënja e mundshme për vetëvlerësim" bashkohet me xhelozinë, ashtu siç ndodh shpesh, mund të çojë në konsumin e tepërt të alkoolit dhe të problemeve që lidhen me të.

- Mund të dëmtojë aftësinë që ta shihni veten tuaj si të ndarë nga marrëdhënja, diçka që mund të çojë në strapacim emocional kur, apo nëse marrëdhënja merr fund.

- Mund të bëjë që nevojat tuaja ti lini pas dore vetëm për të qëndruar në anën e mirë të partnerit tuaj. Paradoksalisht kjo shkakton gjithashtu harresë të personave të tjerë dhe nevojave të tyre, pasi jeni të fokusuar në kultivimin e vetëvlerësimit tuaj.

Të lëndosh çfarë dashuron

Pra, përse disa njerëz zhvillojnë "marrëdhënjen e mundshme për vetëvlerësim" dhe të tjerët jo? Për këtë nuk ekziston një arsye e vetme, por studiuesit besojnë se kjo lidhet me nevojat bazike, ku ndihma reciproke gjeneron vetëvlerësim: autonomi, ndjenjën sikur jeni në kontroll të sjelljes suaj, kompetencë, të çlirët dhe sensin e përkasjes dhe lidhjes.

Kur këto nevoja përmbushen, krijohen kushtet për të krijuar intimitet autentik me të tjerët. Pra kur marrëdhënja bëhet në një farë mënyre pikante, individi mund të kërkojë në burime të tjera për të gjetur marrëdhënje romantike.

Ironia e "marrëdhënjes së mundshme për vetëvlerësim" lidhet me faktin se bën që të punoni aq shumë për t'i shtuar vlerë marrëdhënjes, sa që përfundoni duke lënduar veten.

Mund t'i thoni vetes suaj që jeni thellësisht të angazhuar me partnerin tuaj, - dhe sigurisht që jeni - por ky lloj angazhimi, sipas studimeve, tregon që mund të prodhojë lumturi, kënaqësi dhe intimitet.

Edhe kur të dy partnerët kanë nivel të lartë të "marrëdhënjes së mundshme për vetëvlerësim", rezultatet nuk janë pozitive. Të dy ndjehen më të angazhuar në marrëdhënje, konfirmon studimi i Universitetit të Hjustonit, por jo më afër njëri-tjetrit dhe të kënaqur.

Drejt intimitetit të shëndetshëm

Të dalësh nga "marrëdhënja e mundshme për vetëvlerësim" e të përqafosh një formë më të shëndetshme angazhimi, nis duke pranuar në rradhë të parë që "marrëdhënja e mundshme për vetëvlerësim" ekziston realisht në jetën tënde.

Kini parasyshë këto pyetje:
- Nëse marrëdhënja juaj do të përfundonte befasisht, si do t'u ndjenit për veten tuaj?
- Ndiheni më pak të rëndësishëm kur jeni në mes të marrëdhënjeve?
- A është "radari" juaj gati për shenja rrefuzimi?
- Nëse ekzistojnë turbullira në marrëdhënjen tuaj, lidhet kjo me të gjitha burimet e tjera të kënaqësisë në jetën tuaj?
- Ndiheni sikur nuk mund të merrni kurrë mjaftueshëm siguri dhe afërsi nga partneri?

Nëse po e kërkoni tek të tjerët që të përcaktojnë se si ndiheni për veten tuaj, ka ardhur koha të ndryshoni. Ka ardhur koha të punoni në drejtim të konsolidimit të identitetit tuaj, nga ku mund të ndiqni ëndërrat, qëllimet dhe marrëdhënjet. Në çdo rrethanë, mos prisni nga të tjerët që të krijojnë lumturinë tuaj. Por, ftojini ata të marrin pjesë në lumturinë tuaj.
Previous Post Next Post