Dy artistë shqiptarë pjesëmarrës në ekspozitën "Miscellaneous" në Milano


 Dy artistët bashkëkohor shqipëtar, të formuar në Itali dhe që operojnë në këtë vend, do të marrin pjesë me disa nga veprat e tyre në një ekspozitë të përbashkët e cila do mbahet në Lodi të Milanos, Itali. 

Ekspozita me titullin "Miscellaneous", ka për kuratore, Kritiken e Artit, italianen Silvia Calati. Pjesmarrës të tjerë në këtë ekspozitë janë artistët italianë: Alice Ferrari, Tiziano Gandolfi, Shiaron Carolina Moncaleano, Jessica Salviati dhe Margherita Berselli.

 Mardodaj do marrë pjesë me disa fotografi, dhe disa vepra konceptuale të llojit "ready made"; ndërsa Shehaj për këtë ekspozitë do të sjellë për publikun artdashës disa nga veprat e tij të ciklit "Infinity", si edhe dy tablo nga cikli "Energji". Pikërisht larmia e llojeve dhe rrymave të ndryshme të artit bashkëkohor, është ajo ç'ka e karakterizon këtë ekspozitë të veçantë në llojin e saj.

Vendodhja dhe oraret e hapjes për publikun:

Museo Ettore Archinti, viale Pavia 28, Lodi (LO), cap 26900
Inaugurimi, ditën e djelë 13 mars 17:30 - 20:30
13 - 20 mars, çdo ditë  16:30 - 20:00

Hyrja falas
Dy artistë shqiptarë pjesëmarrës në ekspozitën "Miscellaneous" në Milano Dy artistë shqiptarë pjesëmarrës në ekspozitën "Miscellaneous" në Milano Reviewed by Marion Mardodaj on 2/27/2016 10:08:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.