Çfarë të themi kur Punëdhënësi na pyet "për kë do votosh?" në Intervistën e Punës?

Çfarë të themi kur Punëdhënësi na pyet "për kë do votosh?" në Intervistën e Punës?

 Sigurisht që zgjedhjet politike janë pjesë e rëndësishme e jetës së një vendi, dhe në Shqipëri pjesa më e madhe e shoqërisë është e politizuar, sipas raporteve dhe sondazheve të ndryshme. 

'Ngacmimet' politike ekzistojnë në çdo kontekst të shoqërisë shqiptare. Por, lind një pyetje thelbësore, çfarë do bënit nëse aspekti politik bën të fitoni një vend të rëndësishëm pune?

Duket se ekziston një arye e fortë prapa thënjes së vjetër: "Asnjëherë mos flit me të huajt për fenë, seksin dhe politikën."

Nëse një punënëdhës ju pyet gjatë një interviste pune se si ndiheni për njërën apo tjetrën parti politike, apo nëse ju pyet për kë do votoni, do të duhet të përdorni shmangjen më të mirë diplomatike tuajën, në mënyrë që të mos bëheni pjesë e vorbullës së urrejtjes së këtij punëdhënësi që mund t'ju ofrojë punën e dëshiruar prej jush.

Punëdhënësi, në pamje të parë mund të duket mendjehapur dhe i çlirët, por mos u bëni karrem. Tërhiquni mbrapsht. Mund të josheni në një diskutim të papërshtatshëm ndërsa jeni duke u testuar.

Edhe nëse jeni dakord me qasjen politike të punëdhënësit, duke i shkuar prapa rrugës së tij, sërish edhe kjo është e rrezikshme. Punëdhënësi intervistues mund të vazhdojë të manovrojë në diskutimin politik nga tema të ndryshme për të vlerësuar nëse jeni në një mendje me të. Nëse intervistuesi bëhet i zjarrtë, kjo kthehet në një humnerë pa taban.

Nëse qëllon të pyeteni se për cilën parti politike do votoni, keni disa mundi të mira për përjgigje, ku të gjitha mund t'ju mbajnë larg turbullirës. Ja disa përgjigje që duhen konsideruar.

Përgjigje jo angazhuese

1. Nuk mendoj se do vendos për kë do votoj deri në minutën e fundit, ekzistojnë kaq shumë çështje që duhen marrë në konsideratë. Fatmirësisht kemi ende kohë.

2. Në fak u kam hedhur një sy titujve kryesorë të gazetave, por kam qenë aq shumë i fokusuar në punë, sa që nuk kam marrë akoma një vendim.

Përgjigje të shkujdesura

1. Mendoj se duhet të pres derisa të formalizoj një mendim. Ndëkohë do ta kem diskutuar me shumë miq.

2. Do votoja për çdo parti që do bënte sado pak për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e shqiptarëve. Por mund të duhet të pres pak gjatë!

3. Pasi politikanët të pushojnë së shari njëri-tjetrin dhe e kuptoj politikën e tyre, do jetë më e lehtë. Por kjo mund të dojë edhe një tjetër mijëjeçarë!

Përgjigje tranzitore

Qëllon që e vetmja mënyrë për t'u përjigjur është duke iu shmangur temës.

1. Nuk kam akoma një parti të preferuar, por më tërheqin disa aftësi të caktuara udhëheqjeje. Mund t'ju jap një shembull, i admiroj ata udhëheqës të biznesit në Shqipëri që kanë bërë...këtë...atë...

2. Në fakt jam akoma në procesin e vendimarrjes - por kam një pyetje për udhëheqësit kryesorë...

Kjo bën që biseda të fokusohet në drejtuesit e kompanisë duke e shmangur atë nga politika.

Përgjigje neutrale

Punëdhënësi mund të jetë një adhurues i flaktë i Edi Ramës apo Lulzim Bashës, apo dikujt tjetër, dhe vazhdom me mënyra të ndryshme për të kërkuar një reagim. Në këto situata është mirë të jesh i/e armatosur me këto fraza neutrale:
1. Hmmm, interesante...
2. Vërtetë? Nuk e kisha menduar.../Oculus News/
Çfarë të themi kur Punëdhënësi na pyet "për kë do votosh?" në Intervistën e Punës? Çfarë të themi kur Punëdhënësi na pyet "për kë do votosh?" në Intervistën e Punës? Reviewed by Marion Mardodaj on 2/27/2016 01:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.