Avionët e së Ardhmes

Udhëtimi me avion është bërë i zakontë në shoqërinë e sotme moderne. Kur shumica e njerëzve imagjinojnë avionë, imagjinojnë trupat standard me krahë të avionëve. Por inxhinierë në mbarë botën po punojnë për të zhvilluar konceptet e avionëve të së ardhmes, të cilët mund të bëjnë revolucion në mënyrën e udhëtimit.

1. Modula 
Modula është dizenjuar nga Chris Coke i Universitetit Coverty, është një nga konceptet më të veçanta të avionëve, i cili ka edhe kapacitete lundruese dhe mund të qëndrojë e të udhëtojë në sipërfaqen ujore. Mund të mbajë në bord mbi 100 pasagjerë. Modula është më tepër se udhëtim me avion, është edhe eksperiencë e paharrueshme. Pasi studiojë format e kafshëve, Cooke dizenjojë Modula-n bazuar në pamjen organike. Dizenjimi nuk synon estetikën. Në rrymat e ajrit të lartësive të ulëta, Modula është ideale. Megjithëse modula mund të qëndrojë një koncept në letër, na jep një këndvështrim të avionëve të së ardhmes dhe do mbetet një nxitje për linjat ajrore.


 2. Boing i përzier
Megjithëse Boing ka nisur së fundi prodhimin e avionëve 787, inxhinierët e saj po punojnë në ndërtimin e avionëve të rinj. Këtë herë Boing po planifikon të bëjë diçka radikalisht të ndryshme nga dizenjot standarde. Inxhinierët e Boing po kërkojnë të krijojnë një avion me krahë dhe trup avioni të përzier nga modele të mëparshme dhe të shpikura së fundi. NASA dhe Boeing paraprakisht po eksperimentojnë krahë të avionëve për qëllime ushtarake dhe komerciale. Për të eksploruar mundësitë aerodinamike, të dy ekipet punuan së bashku për të ndërtuar X-48, një avion i ndërtuar me dizenjo të përziera. Testimi i X-48 rezultojë i suksesshëm, ashtu siç ishte parashikuar. Bazuar në këtë, është e qartë se trupat e përzier të Boing të jenë e ardhmja e avionëve. NASA po konsideron mundësinë aplikimit të këtij koncepti në avionët civil, duke shpresuar për të zhvilluar prototipe të tilla brenda 20 vjetëve. Derisa këto kompani po investojnë në trupat dhe krahët e pëzier të avionëve, ka shumë të ngjarë që gjenerata e ardhshme e linjave të avionëve të përdorë konceptet e X-48.



3. Motori reaktiv A2
Një tjetër koncept në lidhje me hapësirën ka të bëjë me linjat ajrore hipersonike. Ndërsa Concorde dhe TU-144 bënë histori dhe operuan me avionë supesonik, inxhinierët tani po synojnë të ndërtojnë avionë që të arrijnë shpejtësinë e Mach 5. Në krye të kësaj teknologjie është kompanie britanike Reaction Engines Limited, e cila ka dizenjuar një koncept për një avion të quajtur A2. Ky avion i së ardhmes mund të fluturojë me shpejtësi hipersonike dhe të jetë miqësorë për ambjentin. A2 përdor motorë Këllëç, dizajn ky i Reaction Engines. Këllëçi përdor teknologjinë që derivon nga motori SABRE. Të dy motorët janë hibridë. Ndërsa SABRE përdor motorë raketorë, Këllëçi përdor motorët hibridë reaktiv të xheteve normal të cilët lëndën djegëse e djegim me anë të ajrit të kompresuar. Kur Këllëçi fluturon në lartësi të mëdha, përdor motorët reaktiv. Por gjatë uljes apo ngritjes, operon si një xhet normal. Këllëçi si lëndë djegse përdor oksigjenin e lëngshëm, i cili e ftoh motorin përpara ndezjes. Ky lloj motori njihet si "motor me ftohje të parakohshme" dhe përdoret për distanca të largëta dhe shpejtësi hipersonike. Me kulmin e shpejtësisë, A2 mund të fluturojë nga Australia në Veri të Europës për më pak se 5 orë. Një ndër shqetësimet e ndërtimit të A2 është komoditeti i pasagjerëve, me stresin e trupit pasi nuk ka dritare. Klienttë klaustrofob (ata që kanë frikë nga hapësirat e mbyllura) mund ta kenë të vështirë të udhëtojnë me A2.



4. Antipodi i Bombardier 
Gara për ndërtimin e avionëve hipersonik është e ashpër dhe Kanadaja nuk ka ndër mend të lejojë që këtë garë ta udhëheqë Britania e Madhe. Kompania kanadeze Bombardier ky hyrë në këtë lojë me konceptin e tyre të xhetit biznes. Ata dizenjuan një aeroplan të vogël që mund të mbajë disa njerëz por që mund të fluturojë me shpejtësinë e Macj 24. Me këtë shpejtësi, Antipodi mund të fluturojë nga Tirana në Nju Jork për një kohë të paimagjinueshme prej 15 minutash. Koncepti Antipodit përdor motorë "scramjet" - që e djegin lëndën djegëse me anë të ajrit që arrin shpejtësinë supersonike. Scramjet-tët nuk kanë pjesë të lëvizshme si ventilatorët apo kompresorët, por bazohen tek shpejtësia e avionit për të futur ajrin në motor.



4. SpaceLiner
Qendra Aerohapësinore e Gjermanisë (QAG) po zhvillon një dizajn të saj në lidhje me avionët me shpejtësi të lartë. QAG nuk bazohet në konceptet standarde të avionëve por ka zhvulluar një avion hapësinorë që njihet si SpaceLiner. SpaceLoner kombinon karakteristikat më të mira të një rrakete dhe një avioni. SpiceLiner përdor një kocept me dy stade. Kur avioni ngrihet në orbitë me anë të një rakete shtytëse krykogeni, më pas shtytësja bie poshtë. Për ta bërë më të sigurtë këtë koncept, gjermanët po zhvillojnë acionë hapësinoër që të mund të kapin në rënje shtytëset që bien nga SpaceLiner. SpaceLiner arrin shpetësin e Mach 25, që do të thotë se mund të fluturojë nga Australia në Shqipëri në më pak se 90 minuta.



6. AWWA-QG Progress Eagle
AWWA-QG Progress Eagle është një nga konceptet më komplekse që qarkullon. Në pamje të parë ngjan si një avion që ka mbledhur pjesë nga teknologjia e fundit, por AWWA-QG Progress Eagle është një propozim që është miqësorë me psagjerët dhe ambjentin. AWWA-QG Progress Eagle është një avion i madh me tre kate dhe mund të mbajë 800 pasagjerë. Për shkak të masës së madhe, AWWA-QG Progress Eagle ka krahë që palosen më mënyrë që aeroportet të mos kenë probleme me uljen e tyre. Dizenjuesi i tij, Oscar Vinals, është optimist se ky avion do futet në qarkullim në vitin 2030.



7. Concord 2
Megjithëse linja e parë ajrore me shpejtësi supersonike e Concord u tërhoq, trashëgimia e saj jeton në gjeneratën e ardhshme. Vitin e kaluar, Concorde mori patentët për të ndërtuar Concorde 2. Në gjurmët e Concord-it origjinal, ky i dyti do jetë avioni i parë për pasagjerë që do fluturojë me shpejtësi supesonike. Pika e fuqishme që ky avion do konkurojë është shpejtësia e tij Mach 4.5, që do të thotë se linjën Nju Jork-Tiranë mund ta bëjë në më pak se një orë. Ky lloj avioni ka tre lloj motorësh. Për t'u ngritur përdor motorët normal, sapo Concord 2 të jetë në ajër aktivizohet motori raketorë dhe për disa minuta avioni arrinë shpejtësinë supersonike. Megjithëse Concord mund të jetë më i shpejtë se avionët e tjerë, kapaciteti i tij i pasagjerëve është i limituar në vetëm 20 pasagjerë.



.
Avionët e së Ardhmes Avionët e së Ardhmes Reviewed by Marion Mardodaj on 2/28/2016 02:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.