Loading...

7 Mësime nga Jeta që Nënë Tereza na Mëson

 Nënë Tereza ka ikur nga kjo jetë, por dashuria e pabesueshme dhe mençuria e saj jetojnë ende. Ajo ndau shumë mësime të jetës me njerëzimin ndërsa ishte mbi tokë, ku shumica kishin të bënin me dashurinë, dhembshurinë, përulësinë dhe ndihmesën e të tjerëve. 

Ajo mishërojë një shembull të mrekullueshëm për të gjithë njerëzit. Ndaj ju ftojmë të lexoni në vijim disa nga citimet më të rëndësishme të saj.

1.Flit sa më pak të mundesh për veten tënde
"Ekzistojnë disa mëynra për të praktikuar përulësinë: duke folur sa më pak për veten. Duke mos u përzier në punët e të tjerëve. Të pranosh kontradiktat e t'i ndreqës ato. Të pranosh që po ecën mbi gabimet e të tjerëve. Të pranosh fyerjet dhe lëndimet. Të pranosh të jesh i papëlqyer, i harruar dhe i mospërfillur. Të jesh i mirë dhe i sjellshëm edhe kur ju provokojnë. Të zgjedhësh rrugën e gjatë e të ndershme.

2. Vazhdo të shohësh punët e tua, jo punët e të tjerëve
"Jeto thjeshtë në mënyrë që të tjerët të kenë mundësi thjeshtë të jetojnë."

"Unë mund të bëj gjëra që ti nuk i bën dot. Ti mund të bësh gjëra që unë nuk i bëj dot. Të dy mund të bëjmë gjëra të mëdha."

3. Pranoi provokimet me humor
"Njerëzit janë jo realist, alogjik, dhe të qendërzuar tek vejta e tyre. Duaji, gjithsesi."

4. Mos jeto me gabimet e të tjerëve
"E kam gjetur paradoksin, që nëse dashuron deri në dhembje, atëherë nuk ka më dhemje por vetëm dashuri."

"Dashuria e madhe nuk matet; thjeshtë jep dashuri."

"Ndonjëherë mendojmë se varfëria është vetëm të qenit të uritur, të paveshur dhe pa shtëpi. Varfëria e të qenit të padëshiruar, kur nuk ju dëshiron dhe asnjëriu nuk i shkon ndërmend të kujdeset për ju, kjo është varfëria më e madhe. Duhet të fillojmë me shtëpinë tonë, që të kompensojmë këtë dashuri."

5. Pranoji kundërshtitë edhe nëse janë të pamerituara
"Më shumë do preferoja të bëja gabime me mirësi dhe dashuri, se sa të punoja pa dëshirë dhe në vështirësi për të bërë mrekulli.

6. Mos kërko që të jesh i/e admiruar apo i dashuruar
"Kur nuk kemi paqe, kjo ndodh për shkak se kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit."

"Në fund të jetës, nuk do gjykohemi nga diplomat që kemi marrë, se sa para kemi bërë, se sa gjëra të mëdha kemi bërë. Do gjykohemi kur 'unë isha i uritur, nëse më dhe gjë për të ngrënë. Kur isha i paveshur, nëse më dhe gjë për të veshur. Kur isha në mes katër rrugëve, nëse më strehove në shtëpinë tënde."

7. Mos e mbro veten prapa vetë dinjitetit tënd
"Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për askënd."

"Mund të ekzistojë një arye se përse disa njerëz mund ta përballojnë të jetojnë mirë. Mund të kenë punuar shumë. Por unë acarohem kur shohë shpërdorime. Kur shoh njerëz që hedhin gjëra që mund të përdoren."

"Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe."

"Unë e vetme nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të hedh një gurë në det për të krijuar valëzimet e mira."
7 Mësime nga Jeta që Nënë Tereza na Mëson 7 Mësime nga Jeta që Nënë Tereza na Mëson Reviewed by Marion Mardodaj on 2/21/2016 09:33:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.