7 Besime Tradicionale të Konfirmuara nga Shkenca

7 Besime Tradicionale të Konfirmuara nga Shkenca

Stërgjyshërit tanë kishin të njëjtat nevoja dhe dëshira si njerëzit modern. Njerëzit u sëmurnin përherë, kishin nevojë për komoditet, u pëpiqnin të kalonin limitet dhe e kuptonin botën ku jetonin. Kleçkat, praktikat dhe qëllimet që shoqëritë kanë praktikuar për qindra e mijëra vjet, kanë shtruar rrugën e ndërtimit të shoqërive të sotme.

Disa nga idetë dhe metodat e tyre praktikohen akoma edhe sot e kësaj dite në të njëjtën mënyrë apo në një mënyrë të ngjashme. Kjo do të thotë që ato jo vetëm kanë funksionuar, por mund të praktikohen edhe sot e kësaj dite. Në botën e sotme moderne të mentalitetit "me provë", këto gjëra besohen vetëm kur thuhen nga goja e disa njerëzve që punojnë në laboratore shkencore. Tani, pas vitesh kërkimi dhe studimesh, këto njerëz të mirë laboratoresh, i kanë fokusuar këto teknika, nga holistikja në të dobishme.

Të ndihmosh të tjerët të bën mirë për shëndetin
Ky rregull i artë është mbështetur nga dy filozofitë që lidhen me lumturinë. Universiteti i Karolinës së Veriut krahasoi efektivitetin e filozofive hedonike dhe eudaimonike të lumturisë. Mirëqenia hedonike bazohet në konceptin se rritja e kënaqësisë dhe lehtësimi i dhimbjes çojnë në lumturi. Konceptet hedonike bazohen në mirëqenien subjektive. Lumturia eudomanike bazohet në premisën se njerëzit ndihen të lumtur kur përjetojnë qëllimin e jetës, sfidat dhe rritjen.

Aukapuntura mund të rikuperojë shëndetin dhe të balancojë trupin
E ka origjinën në Kinë, gjeneron energji duke trajtuar çrregullimet të gjakut dhe ato kimike përmes manipulimit me gjilpëra që njihen si "chi". "Chi" është energjia që gjendet tek të gjitha qeniet e gjalla. Instituti Kombëtarë i Shëndetit në SHBA konkludoi përmes një studimi se akuapuntura ka benefite të jashtëzakonshme për trupin, mendohet se aktualisht përdoret nga mbi 3 milion amerikan në vit.

Na nevojitet ndihma e komunitetit që të lulëzojmë
Çdo komunitet e ka provuar dobishmërinë e tij. Ndihma është një detyrim për mbijetesë dhe rritje. Pa një jetë produktive shoqërore, do nisim të dështojmë fizikisht. Universiteti i Karolinës së Veriut e konfirmon këtë në një studim të vitit 2010.

Në këtë studim u analizuan 300,000 individë, dhe u zbulua se ata që kishin marrëdhënje më të forta shoqërore kishin rreth 50% më shumë mundësi për t'i mbijetuar sfidave të jetës. Efekti i marrëdhënjeve shoqërore mbi rrezikun nga vdekja ishte më i madh se efektet e saj që lidhen me obezitetin.

Meditimi redukton stresin
Një formë e meditimit mund të gjendet në çdo shoqëri, dhe kjo nuk lidhet me fenë. Meditimi është i dobishëm për mendjen pasi ndërton ndërgjegjësim dhe përqendrim. Një studim i vitit 2013 nga një grup studiuesish nga Harvardi e kanë demonstuar këtë gjë.

Dhembshuria është çelësi i një jete me kuptim
Budistët tibetian praktikojnë praktikën e të dashuruarit me mirësinë. Universiteti Emony, në një studim zbuloi se si kjo praktikë mund të rrisë aftësinë e individëve për dhembshuri me anë të gjesteve faciale.

Të pranosh realitetin, është çelësi
Universiteti Deakin ka demonstruar se si përballja me realitetin duke humbur njëkohësisht edhe pak liri, i ndihmon njerëzit të jetojnë gjatë. Studimi krahasojë ndjenjat e kënaqësisë nga jeta dhe kontrollit të perceptuar tek të moshuarit që jetonin me asistencë dhe ata që jetonin në komunitet.

E gjitha çfarë nevojitet është, dashuri
Konstantja e të gjitha kohërave dhe për çdo shoqëri është të kuptuarit se dashuria lidhet me jetëgjatësinë, shëndetin dhe produktivitetin. Studimi i Harvardit ndërmori një studim 75-vjeçarë duke mbledhur të dhëna empirike që e vërtetuan këtë gjë.

U ndoqën 268 meshkuj gjatë kësaj kohe, dhe u zbulua se si jetët e tyre u "copëtuan" për të gjetur dashuria i motivonte dhe i ndryshonte ata. Dashuria ishte ishte elementi më pozitiv dhe i qëndrueshëm për ndryshim në jetët e tyre.
Previous Post Next Post