5 Shenja Paralajmëruese - Kur Jeni në Rrugën e Gabuar të Jetës

5 Shenja Paralajmëruese - Kur Jeni në Rrugën e Gabuar të Jetës

 Në një çast të jetës bëhet shumë e vështirë për të zgjedhur njërën nga rrugët e saj. Kemi kaq shumë zgjedhje në botën e sotme, kështu që është e lehtë çoroditja dhe e vështirë të zgjedhësh rrugën e duhur në këtë lëm.

Por kur më në fund të keni gjetur rrugën e duhur të shpirtit tuaj, do ndiheni të lartësuar, sikur një tapet magjik vjen në këmbët tuaja për t'u nisur drejt rrugës së duhur. Por kur i hyni një aventure në rrugën e gabuar, do ndiheni të vetmuar, të mposhtur e të mjerë.

1. Nuk ndiheni të lumtur
Një nga treguesit më të rëndësishëm që tregon se jeni në rrugën e gabuar është fakti që  ndiheni të palumtur. Nuk ndiheni të lidhur me qëllimin, dhe thellë në shpirtin tuaj ndjeni që diçka mungon. Megjithëse lumturia është subjektive, vendimet që merrni duhet t'ju bëjnë më të lumtur. Mbi të gjitha, të gjithë duam pak lumturi, apo jo? Prandaj shpenzojmë para për ushqime të shëndetshme dhe bëjmë palestër. Prandaj shoqërohemi me njerëz që na duken të këndëshëm, sepse duam të rrethohemi nga ata njerëz që kanë të njëjtat qëllime me ne.

Pavarësisht nëse jeni apo jo në dijeni të këtij fakti, të gjitha vendimet që merrni, i merrni për të siguruar lumturi. Kështu që nëse bëni gabime duke zgjedhur diçka që nuk ju bën të ndihei mirë, atëherë braktiseni dhe zgjidhni diçka tjetër.

2. Nuk ndiheni të sfiduar
Megjithëse themi që duam një jetë të lehtë, është në natyrën tonë që të dëshirojmë të sfidohemi. Pengesat na rrisin dhe na mësojnë, nëse do jetonim në xhungël, do u ballafaqonim çdo ditë me pengesa. Megjithëse jetojmë në një botë moderne, është në ADN-në tonë që të kërkojmë e të tejkalojmë vuajtjet. Jemi të prirur për të zgjidhur problemet dhe të mbihetojmë. Kështu që në këtë strukturë të çmendur që jetojmë, kemi akoma atë nevojën e brendshme për sfida.

Sfidat na bëjnë më të fortë, njerëz më të mirë, kështu që nëse nuk testoheni në rrugën tuaj, ka mundësi të jeni në rrugën e gabuar.

3. Nuk keni bërë mjaftueshëm progres me qëllimet tuaja
Nëse ankoheni vazhdimisht mbi qëllimet tuaja, duhet ta pyesni veten nëse dëshironi me të vërtetë t'i arrini. Shpesh, i shkruajmë qëllimet tona dhe bëjmë plane veprimi, vetëm e vetëm për të ndryshuar mendjen për çfarë realisht dëshirojë. Sigurisht që kjo do të thotë që nuk keni një ide të qartë të asaj se çfar doni në jetë.

Rivlerësoni qëllimet tuaja, dhe përpiquni të shihni thellë e të kuptoni se çfar doni me të vërtetë.

4. Vazhdoni të takoheni me njerëzit e gabuar
Një tjetër shenjë që jeni në rrugën e gabuar ëshë fakti që vazhdoni të takoni njerëzit e gabuar. Edhe në qoftë se nuk kanë ndonjë ambicie, ata kanë sjelje të dëmshme, ju bëjnë vazhdimisht të ndiheni të ulët. Thjeshtë nuk kontribuojnë pozitivisht në jetën tuaj, dhe ju nuk arrini ta kuptoni përse tërhiqeni prej tyre. Nëse ndjeni që miqtë rreth jush nuk i shtojnë vlerë jetës suaj, mund të jeni në rrugën e gabuar.

5. Keni humbur fillin e vetes
Asnjëherë nuk mund të jetë ndjenjë e mirë të humbasësh lidhjen me veten, por kjo gjë në fakt ndodh. Mbase nuk dini çfarë doni më nga jeta, ndoshta ndiheni të rraskapitur, apo thjeshtë keni nevojë të largoheni nga gjërat. Pavarësisht arsyes, të gjithë e humbasin veten ndonjëherë. Nëse nuk e keni më idenë se kush jeni, jeni në rrugën e gabuar. Asnjëherë mos u frikësoni që të guxoni e të kërkoni se kush jeni, kur e keni humbur rrugën.
5 Shenja Paralajmëruese - Kur Jeni në Rrugën e Gabuar të Jetës 5 Shenja Paralajmëruese - Kur Jeni në Rrugën e Gabuar të Jetës Reviewed by Marion Mardodaj on 2/16/2016 10:40:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.