Loading...

5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore

 Shkenca mund të shpjegojë shumë gjëra. Metodat shkencore kanë kontribuar në zbulimet më të bujshme që njerëzimi ka bërë. Por gjithsesi ekzistojnë shumë gjëra ku qoftë edhe mendja më e ndritur shkencore nuk mund të japë një shpjegim të arsyeshëm.

Ja 5 njerëz me aftësi mbinjerëzore të pashjegueshme shkencërisht:

1. Uri Geller: Psikokinesis
"Psikokinesis" është aftësia për të manupuluar objektet pa absolutisht asnjë ndërhyrje fizike. Uri Geller, psikik izraelit, është i njohur për aftësitë e tij të përkuljes së lugëve, lëvizjes së objekteve dhe zbulimit të detajeve të objekteve që nuk mund të shihen.



2. Isao Machii: Reflekse mbinjerëzore
 Isao Machii është një mjeshtër japonez i "laido" - mjeshtër i përdorimit të shpatave tradicionale samurai. Shumë japonezë rezervohen jashtëzakonisht kur bëhet fjalë për mjeshtërin.

Por gjithsesi, Isao Machii ka thyer një sërë rekordesh botërore "Guinness" për aftësitë e ti me shpatën. Disa nga këto çmime përfshijnë: prerjet më të shumta me shpatë në një minut në botë, dhe prerja e një topi tenisi që lëviz me një shpejtësi prej 820 kilometrash në orë dhe pritja e plumbit të pistoletës me ajër me shpatë samurai.



3. Stephen Wiltshire: Memoria fotografike
Stephen Wiltshire nuk është vetëm një artist arkitekt, por një mendje e jashtëzakonshme.

Stephen Wiltshire ka aftësi të brendshme që të shohë një objekt në një kohë të shkrutër e ta vizatojë atë në çdo detaj.

Në moshën 3 vjeçare ai u diagnostikua me autizëm. Në po të njëjtin vit babai i tij vdiq tragjikisht në një aksident me motorçikletë. Por fatmirësisht pjesa tjetër e botës pati fatin të shohë punët e jashtëzakonshme të Wiltshire.

Puna e tij më e madhe është një skicë në Tokio, e cila arrin një gjatësi prej 9 metrash - për të kryer këtë punë, iu desh vetë një shëtitje 15 minutëshe me helikopter.



4. Kevin Richardson: Psherëtimë luani
Kevin Richardson, një adhurues kafshësh nga Afrika e Jugut, ka një aftësi të lindur për të komunikuar me një sërë kafshësh të ndryshme.

Richardson ia atribuon aftësitë e mbinjerëzore të tij marrëdhënjes të ndërtuar mbi dashurinë, respektin dhe durimin. Shpesh ai i refuzon rregullat tradicionale duke u mbështetur vetëm në intuitën dhe përvojën e tij personale.

"Një luan nuk është pronë, por një qenie me ndjenja, kështu që duhet të bësh kujdes e të zhvillosh një lidhje me të, si në çdo marrëdhënje."



5. Veronica Seider: Shkim me syrin e shqiponjës
Seider, një dentiste gjermane, nuk i kishte zbuluar aftësitë e saj mbinjerëzore deri në moshën 21 vjeçare, kur u zbuluan nga universiteti që ndiqte.

Për të kuptuar shikimin e pabesueshëm të Seider, duhet ta krahasojmë me shikim mesatarë të njeriut.

Sytë e njeriut kanë një mbrehtësi vizuale prej 20/20, ndërsa Seider e ka 20/2.


Me pak fjalë, shikimi i Seider është 20 herë më i mprehtë se i një njeriu normal. Po ta marrim nga ana biologjike, kjo është e pamudur. Por ajo ka bërë një sërë testesh duke konfirmuar kështu aftësitë e saj mbinjerëzore të shikimit.
5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore 5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore Reviewed by Marion Mardodaj on 2/09/2016 09:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.