5 Mënyra se si Njerëzit Kreativ Rikarikohen

"Endja e mendjes" mund të jetë faktori kryesorë që nxit të menduarit kreativ, por mpirja e saj punon në të kundërt të të menduarit kreativ. 

Duke u angazjuar në disa aktivitete të pamend si qëndrimi përballë televizionit, kjo e frenon të menduarit kreativ. Megjithëse disa probrame televizive mund të jenë frymëzues, studimet tregojnë se pjesa më e madhe e programeve televizive e ulin nivelin e inteligjencës.

Fikin televizorin
Duke parë apo lexuar një material që sfidon inteligjencën tonë, kjo është e dobishme dhe është dobiprurëse. Sfida këtu qëndron në të gjeturit e atyre programeve televizive që kanë prioritet inteligjencën, kreativitetin dhe atribute të tjera që nxisin të menduarit kritik.

Është interesant fakti që disa aktivitete monotone mund të nxisin mendime kreative. Kjo është demonstruar në një studim të publikuar në Psichological Science, ku disa detyra të mërzitshme mund të nxisin kreativitetin. Për themeluesin e gjenetikës, Gregor Mendel, thuhet se gjatë sprovës për të vënë në provë teorinë e tij, ai numëronte pemët e bizeleve dhe numrin e bletëve të një koshereje.

2. Shkruajnë me dorë
Dixhitalizimi ka fshirë një sërë aktivitetesh që mund të realizohen me dorë. Por studimet tregojnë se të shkruarit me dorë nxit një formë qëndrueshmërie dhe konkretizimi, diçka që nuk ndodh mbi tastierat kompjuterike.

Të shkruarit me dorë ndihmon fuqinë e trurit. Virginia Berninger, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit, thekson se të shkruarit me dorë stimulon atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për kujtesën e të menduarit dhe punuarit - dy funksione të rëndësishme që ndikojnë në mednimin kreativ.

3. Shohin diçka zbavitëse
Kjo nuk është një arsye për të parë gjithë ato programe televizive që të mpijnë trurin, por për të parë diçka të shkurtër dhe të këndshme që përmirëson gjendjen shpirtërore. Arsyeja është e thjeshtë: sepse mendimi kreativ arrihet më mirë kur truri është në një gjendje porizive. Ndërsa ndjenjat që lidhen me shqetësimet dhe sikletet mund të ndihmojnë me përqendrimin. Kryesisht akti i të qeshurës është ndër faktorët kryesorë që ndihmon në kreativitet.

Mark Beema, profesor në Universitetin Northuestern, bëri një studim ku konfirmoi lidhjen e një pjese të trurit - anterior cingulate cortex - me aktivitetet që përmirësojnë gjendjen shpirtërore. "Anterior cingulate cortex" është përgjegjëse për emocionet, empatinë dhe vendimarrjen - një pjesë e rëndësishme e trurit kjo që mund të ndihmojë zhvillimin e lidhjeve që çojnë në nxitjen e mendimeve kreative.

4. Bëjnë banjë
Ekzistojnë shumë pak aktivitete që mund ta qetësojnë mendjen dhe trupin siç e bën një banjë e ngrohtë. Thuajse të gjithë njerëzit me talente kreative theksojnë se punojnë më mirë kur mendja dhe trupi i tyre janë të çliruar nga tencioni. Nga ana tjetër, banja është një detyrë e pamend, e cila e lejon trurin të endet në terrene kreative.

Ekzistojnë një sërë studimesh që nxjerrin në pah disa aktivitete që ndikojnë në të menduarit kreativ.

Në një studim, studiuesit ndanë disa pjesëmarrës në tre grupe të ndryshme dhe i ngarkuan me një detyrë specifike. Grupit të parë iu dha një detyrë gjatë kohës së pushimit; grupit të dytë iu dha një detyrë e thjeshtë dhe u inkurajua në endjen e mendimeve, ndërsa grupit të tretë nuk iu dha asnjë detyrë. Më tej, që të tre grupeve iu dhanë disa probleme serioze kreative që duheshinzgjidhur. Grupi që u lejua në endjen e mendimeve, i zgjidhi problemet kreative në nivelin më të lartë se grupet e tjera.

5. Flenë më shumë
Nga të gjitha kleçkat për të nxitur kreativitetin, e fjetura ndoshta është akti më i vlefshëm. Gjatë të fjeturës, truri riorganizon punët dhe detyrat që qëndrojnë përpara; ky proces quhet "konsolidim", dhe aktivizon rrjetet neurale të trurit që janë përgjegjëse në performimin e lidhjeve të reja.

Ndërsa e fjetura është e vlefshme ndaj proceseve kreative, është akoma më e vlefshme kur na nevojitet një përgjigje për një problem. Benjamin Franklin ndoshta e ka thënë më mirë: "Herët në shtrat, herët në mëngjes, i dhuron burrit plot shëndet dhe mençuri.
Previous Post Next Post