5 Gjëra që Psikopatët e Vërtetë Bëjnë

Nga Amy Morin

 Pavarësisht se filmat hollivudian i portretizojnë skicofrenët si serial killer, jo të gjithë psikopatët janë edhe aq djallëzorë. Shumë prej tyre nxerrin në pah trajta psikopatie në një nivel shumë më të ulët.

Në fakt ka të ngjarë që të keni takuar vazhdimisht psikopatë në jetën e përditshme. Psikopatët ekzistojnë me shumicë në jetën reale dhe mund të shihen çdo ditë, janë me bollëk në botën e biznesit e të politikës.

Megjithëse vetëm 1 përqind e popullsisë së përgjithshme shfaq shenja psikopatie, në drejtuesit e bizneseve kjo shkon në 3 përqind, sipas një studimi të bërë në vitin 2010 të publikuar nga Behavioral Sciences & the Law. Rreth 15 përqind e popullsisë së burgjeve të SHBA-së i plotësojnë kushtet për të qenë psikopatë.

Përpara se të hasni në një psikopat, duhet të kuptoni se çfarë do të thotë në të vërtetë kjo fjalë. Psikopatia deri tani nuk radhitet në diagnozat mjekësore. Psikopatët, ashtu si edhe sociopatët, hyjnë në kategorinë e çregullimit të personalitetit antisocial.

Çrregullimet antisociale të personalitetit  mund të rrjedhin nga një sërë faktorësh shoqërorë dhe ambjental. Kjo ndodh më shumë tek meshkujt se tek femrat. Simptomat e psikopatisë e arrijnë kulmin rreth moshës 20 vjeçare dhe ndonjëherë zhvillohen edhe pas  të 40-ve.

Nuk është e lehtë që psikopatët të dallohen. Shpesh janë edhe të pëlqyeshëm. Por përgjatë kohës fillon e zbulohet natyra e tyre e vërtetë.

Ja 5 gjëra që bëjnë psikopatët:

1. Janë ekstremisht joshës
Psikopatët janë të pëlqyeshëm. Veprojnë si njerëz të mëdhenj, që me demek i kanë qejf bisedat. Mençuria rastësore e tyre ua tërheq shpejt vëmendjen njerëzve.

Zakonisht kanë ngjarje interesante për të treguar. Përrallat e treguara me kujdes të tyre i bëjnë të duken të besueshëm në sytë e të tjerëve.

2. Nuk u bren ndërgjegjja
Mungesa e ndjenjës së fajit është një sinjal i qartë që sinjalizon psikopatin. Psikopatët nuk i pranojnë përgjegjësitë kur lëndojnë ndjenjat e të tjerëve. Por ua hedhin fajin të tjerëve dhe mohojnë çdo përgjegjësi.

Një psikopat mund të thotë për dikë që "e meriton të trajtohet keq". Ose i reduktojnë bëmat e tyre duke thënë për shembull "thjeshtë ka nevojë të jetë më e ndjeshme".

3. Janë shumë arrogantë
Psikopatët kanë mungesë të sensit të rëndësisë. Ashtu si edhe narcisistët, emndojnë se ligjet dhe rregullat e zakonshme nuk mund të funksionojnë mbi ta.

Priren të kenë ide të mëdha për veten e tyre. Besojnë se e meritojnë të jenë drejtuesit ose janë të bindur se janë më të mirët në atë çfarë bëjnë.

4. Ndërmarrin risqe të mëdha
Psikopatët nuk shqetësohen shumë për çështjet e sigurisë, kryesisht për sigurinë e të tjerëve. Gënjejnë shpesh, tradhtojnë, vjedhin dhe vazhdojnë rrugëtimin në jetë. Sjelljet e tyre mund të jenë ekstremisht helmuese.

Megjithëse jo të gjithë psikopatët angazhohen në aktivitete ilegale, ata që e bëjnë këtë gjë, i planifikojnë në detaje krimet që do bëjnë.

Psikopatët priren të jenë shumë inteligjenë ndonjëherë, çfarë i bën ata artistë të mirë.

5. Janë mjeshtër të manipulimeve
Nuk përjetojnë emocione të sinqerta kundrejt të tjerëve. Por mund të imitojnë emocionet e të tjerëve, dhe shpesh prezantohen si shumë të sjellshëm. Si rezultat, të afërmit e tyre nuk e kanë idenë nëse kanë në gjendje të kujdesen me të vërtetë për njerëzit e tjerë.

Psikopatët janë me të vërtetë të zotë në manipulimin e emocioneve të të tjerëve. I lajkatojnë të tjerët me një mënyrë të mprehtë por efektive, përpara se të nxisin të tjerët që të bëjnë gjëra, të cilat nuk do t'i bënin vetë. Psikopatët zakonisht përdorin kurthin e "fajit" për të fituar simpatinë e të tjerëve apo për të përmbushur nevojat e tyre./Psychology/
Previous Post Next Post