3 mënyra të provuara për të ndihmuar fëmijët të sillen më mirë

Nga Ph.D. Jeffrey Bernstein

 Prindërit kanë nevojë për mjete për fëmijët e tyre që të sillen më mirë. Në praktikën këshilluese të familjes sime u mundësoj prindërve një sërë mjetesh emocionale dhe sjelljeje. I ndihmoj të mësojnë si të qetësohen e të zgjidhin problemet. Por shpesh konstatoj që janë vetë prindërit, që kanë me të vërtetë nevojë për disa mjete.

Të gjitha mjetet e botës nuk do të funksiononin nëse prindërit nuk kanë mendësinë e duhur për të punuar me to. Më lejoni që si fillim të përmend disa mjete. Inkurajoj prindërit të praktikojnë frymëmarjen e thellë, çlirimin muskulorë, strategjitë e terapisë konjitive (duke pushuar së etiketuari negativisht fëmijët), vizualizimin pozitiv, psikologjinë pozitive duke bërë që vetë prindërit të bëjnë sjellje pozitive, dhe u mësoj ndjeshmërinë dhe strategjinë e të dëgjuarit reflektiv.

Kur vjen puna tek mendësia optimale prindërore, u rekomandoj prindërve të jenë të qetë, të vendosur, dhe jo diktues.

Ekziston ndonjë garanci që këto strategji të funksionojnë gjithmonë në terma afatshkurtër? Jo, nuk ekziston një garanci se do funksionojnë gjithmonë. Por duke pasur një praktikë 25-vjeçare vëzhguese në praktikën psikologjike të familjes sime, dhe duke qenë "qortues i vetvetes", do ju tregoj se kjo mënyrë funksionon në të shumtën e rasteve, në reduktimin e sjelljeve devijante dhe për të zhvilluar marrëdhënjet mes prindërve dhe fëmijëve!

1. Jini dëgjues aktiv
Nëse jeni në konflikt, bëni që të shihni se si fëmija juaj ndjehet në të vërtetë. Mos mbigjykoni, pasi kjo bën që fëmija të ndihet i kritikuar dhe të bëhet difensiv. Një nga klientët e mi, Ken, ndau me mua përvojën me djalin e tij 13 vjeçar kur i tha: "Ben, të lutem më ndihmo të kuptoj se përse dukesh kaq i mërzitur." Vetëm ky hap i thjeshtë e ndihmojë Kenin që të dëgjojë, në vend që vetëm të kritikojë. Megjithëse Beni nuk i dha një përgjigje të menjëhershme Kenit, Keni kuptojë se duke e pyetur, ia la derën hapur Benit që të ndajë mendimet e tij me të. Kjo pyetje e ndihmojë gjithashtu Kenin që të mos flasë ashtu siç e cilësonte shpesh Beni, me "ton lektori".

2. Përdorni të kuptuarit dhe qetësohuni
Dëgjimi, siç e cilësuam edhe më lart, ju ndihmon të gërmoni më thellë për të kuptuar se çfarë po ndodh në mendjen e fëmijës suaj të mitur. Kjo mbase është antidodi më i mirë ndaj të bërtiturës. Megjithëse të kuptuarit nuk mund t'ju shmangë nga e bërtitura, por do t'ju ndihmonte. Përpiquni të analizoni se çfarë duhet të ndryshojë fëmija jua, dhe më pas shpjegojani me qetësi dhe racionalitet. Për shembull, në rastin e një dhome të rrëmujshme, pyeteni veten se çfarë duhet të bëjë dhe çfar nuk do dëshironit që të bënte. Kaja, nëna e Arnoldit 31 vjeçarë, e kuptojë që mund të jetonte me disa rroba mbi dysheme, por jo me patate të skuqura të shpërndara në cepat e shtëpisë. Është e mundur që djali juaj të refuzojë të bëhet gati për në shkollë sepse mund të ketë një provim për të cilin nuk është përgatitur? Ose vajza është e frikësuar se mos refuzohet nga grupi i ri i shokëve dhe dëshiron të qëndrojë me ju? Qëndrojini mendësisë së të kuptuarit se çfarë po ndodh me fëmijën tuaj, çfarë do t'ju ndihmonte të qetësoheni emocionalisht. Sa më shumë të qetësoheni, aq më pak dë reagoni emocionalsiht, dhe aq më pak do të bërtisni.

3. Mos i merrni gjërat personalisht
Kjo është një mençuri e rëndësishme për ta mbajtur në mendje. Nëse nuk mendoni për këtë, ka të ngjarë të përfundoni duke i bërtitur në të shumtën e kohës fëmijës suaj të pasjellshëm, kjo për shkak se ju i merrni shumë personalisht sjelljet e tij. Kuptoni që fëmija juaj i pasjellshëm, edhe nëse përpiqet t'ju provokojë, e bënë këtë për shkak të sfidave që ka me veten, jo me ju. Kujtoni që kjo do ju ndihmonte të mos u irritonit dhe mundësia për t'i bërtitur fëmijës do jetë më e vogël.
Previous Post Next Post