12 Simbole Ëndërrash që nuk duhen injoruar kurrë

Simbole Ëndërrash që nuk duhen injoruar kurrë

Njeriu është mahnitur prej shekujsh nga ëndërrat dhe kuptimin e tyre. Në fund të shekullit 19, psikoterapisti Karl Jung, i njohur për arketipet dhe pavetëdijen kolektive, nisi të konkludonte se ëndërra përbën një derë të hapur ndaj vetëdijes dhe botës shpirtërore. Një skuadër shkencëtarësh në ATR Computational Neuroscience Laboratory në Kjoto, Japoni, po eksplorojnë trurin përmes skanimit dhe kanë arritur të identifikojnë imazhet vizuale të ëndërrave. Ata konkluduan se ne i shohim ëndërrat tona në të njëjtën mënyrë siç edhe shonim botën kur jemi zgjuar.

Për të analizuar ëndërrat duhet të studiojmë aktivitetet e përditshme. Janë ëndërrat një riprodhim i stimujve pamorë të asaj çfarë perceptojmë kur jemi zgjuar, apo mezazhe udhëzimesh të përtejme? Çfarë nënkuptojnë këto simbole? Si i interpretojmë dhe analizojmë ato në mënyrë që të përftojmë mesazhim prej tyre?

Ja 10 gjëra që nuk duhen të injorohen asnjëherë nga ëndërrat



1. Fluturimi
Fluturimi në ëndërr shpesh tregon nevojën për të arritur ambicien. Ku po shkon? So po shkon atje? Keni pasur probleme gjatë rrugëtimit në jetë? Fluturimi në ëndërr është i prirur të na lërë të rikarikuar kur zgjohemi. Është një ndjenjë lirie dhe të qënit të aftë për të arrirrë gjithçka përgjatë rrugës.

1. Ujëvara
Kur ëndërrojmë ujëvara, kjo zakonisht lidhet me gjendjen emocionale të mendjes. Uji simbolizon pastërtinë dhe puritetin. Ujëvarat në ëndërr janë një ogur i mirë. Kjo prezanton një fillim të ri, ndërsa i vjetëri është "shpëlarë" ose tretur.

Kur të shihni ujëvara në ëndërr, bëjini vetes këto pyetje: Është ujëvara e madhe apo e vogël? Si po i perceptoni pengesat tuaja? Ujëvara ndodhet në një xhungël të errët apo pranë një bregdeti të bukur?

3. Dhëmbët
Ëndërrat me dhëmbë janë zë zakonshme. Jo të gjitha ëndërrat me dhëmbë simbolizojnë plakjen. Heqja e një dhëmbi simbolizon diçka që duhet të duhet të dalë, ndërsa dhëmbët e prishur simbolizojnë mbajtjen e frikës dhe merakt. Zakonisht lidhen me situatat e reja që shkaktojnë stres: një punë e re, frika nga humbja, mungesa e autoritetit në një marrëdhënje, ose gënjeshtrat që mbahen të fshehura.

Po të shihni dhëmbë në ëndërrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Si ndiheni me dhëmbët tuaja? Ne i përdorim dhëmbët për të ushqyer trupin. Si po e ushqejmë ne jetën tonë?

4. Vdekja
Ëndërra me vdekjen është më tepër e zakonshme se sa shumë njerëz e pranojnë. Sado e frikshme të jenë, ëndërrat me vdekje simbolizojnë fundin e diçkje. Vdekjen e një situate. Është vdekja e një ideje, e cila mundëson lindjen e një të reje. Ëndërrat duke vdekur mund të jetë një aspekt patologjik i ndodhisë jashtëzakonisht të shpejtë të emocioneve.

Nëse shihni vdekje në ëndërrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Ishin ju që vdiqët? Ishte një njeri i dashur? Këto ëndërra mund të simbolizojnë përpjekjen e rindërtimit të një marrëdhënje të "vdekur".

5. Barra
Ëndërrat me barrë simbolizojnë një rritje dhe zhvillim të madh. Mund të jetë sfidë për projektet dhe dëshirat e ardhshme.

Po të shihni barrë në ëndërrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Çfarë po përpiqeni të krijoni? Çfarë ndryshimesh po hasni në jetën tuaj? Jeni të mbarsur me mundësi? Ëndërrat me barrë simbolizojnë ide pjellore për një punë apo marrëdhënje.

6. Shtëpia
Ëndërrat me shtëpi simbolizojnë veten dhe aspekte të ndryshme të personalitetit. Në varësi të llojit të shtëpisë dhe dhomave në të, interpretimi mund të thellohet. Shtëpitë lidhen me sigurinë dhe rehatinë. Një papafingo simbolizon kujtime të fshehura, ndërsa një themel mund të simbolizojë intuitën dhe mendjen e pavetëdijshme.

Nëse shihni ëndërra me shtëpi, bëjini vetes këto pyetje: Po kujdeseni për trupin tuaj? Si e perceptoni veten jashtë shtëpisë?

7. Paratë
Ëndërrat me para na mundësojnë të zgjohemi me mirënjohje. Ëndërrat me para lidhen me fatin dhe se si e perceptojmë veten. Fitimi i një lotarie simbolizon një ndryshim të stilit të jetesës, ndërsa dhënja e parave simbolizon frikë nga humbja. Ëndërrat me para rrjedhin nga thelbi i emocioneve tona që lidhen me bollëkun dhe prosperitetin. Stabiliteti financiarë apo humbjet janë shpesh faktor stresi në jetë.

Nëse shihni para në ëndërrat tuaja, pyeteni veten: Humbët punën tuaj? Keni borxhe? Çfarë do bënit po të fitonit lotarinë? Marrëdhënja me financat rrallë harrohet pasi zgjphemi. Paraja simbolizon rrjedhën e jetës.

8. Tradhtia bashkshortore
Tradhtia bashkshortore simbolizon dëshira seksuale dhe nevoja të represuara ose që duhet të shprehen. Këto lloj ëndërrash shpesh mbajnë braktisjen dhe frikëra, çështje që lidhen me merita të vetes, dhe një pranim të pavetëdijshëm të një marrëdhënjeje problematike.

Kur tradhtia del në ëndërr, pyeteni veten: Keni frikë se mos humbni njeriun e zemrës? Jeni të pakënaqur me marrëdhënjen? Si ndiheni për trupin dhe dëshirat tuaja?

9. Zjarri
Ëndërrat me zjarr mund të kenë disa simbolizime në varësi të kontekstit. Parja e flakës nga distanca simbolizon dëshirën dhe ndryshimin, ndërsa lojrat me zjarrin mund të jetë një shenjë e një aktiviteti të rrezikshëm. Nëse ëndërroni duke ndezur një zjarr, kjo simbolizon inat të represuar.

Pyeteni veten kur të shihni zjarr: I shmangeni situatave të rrezikshme? E shpenzoni ditën duke vënë zjarre?

10. Lakuriqësia
Ëndërrat sikur jeni lakuriq janë të zakonshme. Lidhen me frikën tonë për të qenë të ekspozuar. Nëse kjo lidhet me diçka tjetër simbolizon të "vërtetën e zhveshur" të një situate ose paralajmëron një çështje të paligjshme. Mund të simbolizojë edhe humbjen e respektit. Lakuriqësia është të pranuarit e gabimeve dhe joperfeksioneve. Njëjtë si në momentet e zgjimit, kur sheh se sa i ekspozuar je ndaj botës.

Po të shihni ëndërra lakuriq, pyeteni veten: Keni frikë se mos shiheni për çfarë jeni? Po e mbiekspozoni veten?

Ëndërrat prezantojnë episode të jetës sonë që mund të interpretohen me mijëra mënyra, dhe ëndërruesi është i vetmi që mund të përjetojë gjendjen e vërtetë emocionale të ëndërrës. Këto janë vetëm disa sugjerime të botës së ëndërrave që mund të jenë të dobishme për çdo njeri.

 11. Lulet
 Të shohësh një buqetë me lule do të thotë shumë shpejt do hapen mundësi të reja. Filizat mund të nënkuptojnë që disa nga farat që keni mjellur në jetë mund të lulëzojnë. Lule të vyshkura do të thotë se një kapitull i jetës ka marrë fund.

12. Rrugët
Rrugët janë simbol i udhëtimit në jetë. Nëse ëndërroni një rrugë të shtruar e të pastër, mund të shihni se si udhëtimi i jetës suaj po shkon për mrekulli përpara. Nëse rruga është e baltosur, e mjegullt dhe e vështirë për të ecur, kjo mund të nënkuptojë se keni frikë nga e ardhmja./Oculus News
Previous Post Next Post