10 Probleme të Shkaktuara nga Vendimarrja e Menaxherëve

10 Probleme të Shkaktuara nga Vendimarrja e Menaxherëve
Nga Ann Latham

Klientët, lexuesit dhe audienca ime ankohet vazhdimisht për faktin se shpesh përfshihet në çështje që duhen zgjidhur pa ndihmën e askujt. Sa herë që një çështje përshkallëzohet një herë, dy herë, tre herë, kostot janë të mëdha. "Përse nuk mund t'i zgjidhin vetë njerëzit këto probleme?" pyesin ata.

Nuk mund ta eliminojmë problemin pa eliminuar që në fillim shkaqet, ndaj por paraqesim 10 shkaqet më të zakonshme që shkaktojnë përshkallëzim të panevojshëm të problemeve.

1. Prioritete të paqarta
Punonjësit nuk mund të marrin vendime pa kuptuar faktorët që nxisin këto vendime. Ndonjëherë këta fatorë janë të specifikuara në kontekstin e projekteve - kërkesa, pritshëritë e klientit, kosto, etj - dhe ndonjëherë përfshihen në kontekstin e kompanisë ku përfshihen prioritete strategjike - cilësia, cikli i produktit, shërbimi i klientit etj. Pa qartësi, punonjësit shpesh duhet ta përshkallëzojnë diçka që mund të jetë fare e thjeshtë.

2. Opsione të paqarta
Çdo vendim përfshin kushtin e zgjedhjeve mes opsioneve. Ndonjëherë punonjësit zgjedhin rastësisht sepse nuk dinë çfarë mundësishë kanë. Ndonjëherë është çështje politikash - "A mund t'i bëj zbritje këtij klienti?", ose mund të jetë mungesë informacioni rreth teknologjisë - "A mund të punojë sistemi po t'i hedh të dhënat pas një dite?", dhe ndonjëherë përfshihen çështje të ekspertisës - "A mund të bëhet problem i madh ky ngërç?" Në varësi të situatës, për të siguruar qartësi në opsione nevojitet trajnime në kompani, qoftë teknike, të shërbimit ndaj lkientit, të procesit të punës, etj.

3. Përgjegjësi të paqarta
Ndonjëherë punonësit e dinë me përpikmëri se si ta përballojnë një situatë, por nuk guxojnë sepse kanë frikë se mos hyjnë në fushën e dikujt apo rrudhosin puplat e dikujt. Përgjegjësitë e sakta e zgjidhin këtë problem.

4. Sinjale të përziera
Shpesh, kompanitë thonë një gjë dhe bëjnë një tjetër gjë. Shembulli më i zakonshëm është kur punonjësve u thuhet se cilësia e rrit koston dhe planifikimin, por kur janë përgjegjës për diçka të tillë, punonjësit vuajnë nga të gjitha anët dhe kjo dobëson performancën e tyre. Nuk mund të presësh që punonjësit të marrin vendime ndërkohë që ndjejnë erën e stuhisë nga të gjitha anët.

5. Prioritete ose politika kontradiktore 
Shumica e punonjësve do refuzonin të marrin përgjegjësi për një vendim të bazuar mbi priritete ose politika që mendojnë se janë të papranueshme. "Do ta pushosh nga puna për një arsye kaq banale? Atëherë bëje ti, unë nuk e bëj dot!" Do ta ngarkosh këtë mjet duke ia hequr motorin? Bëje vetë, unë nuk e bëj!"

6. Frika
Frika paralizon. Punonjësit e frikësuar nuk janë në gjendje të marrin vendime, kryesisht vendime të rëndësishme. U keni shkaktuar frikë? Çfarë mesazhesh u dërgoni? U keni dërguar mesazhe të përziera? Kërkoni t'i fajësoni, në vend që t'i mësoni të ndryshojnë?

7. Mungesa e vetëbesimit
Punonjësit mund të jenë plotësisht në diejni të prioriteteve, opsioneve, përgjegjësive, por kanë akoma dyshime nëse dinë mjaftueshëm. Mungesa e vetëbesimit i bën punonjësti e kualifikuar të qëndrojnë në pritje të konfirmimit. Ndërto vetëbesimin e tyre duke konfirmuar njohuritë e tyre dhe bëjuani të qartë se janë plotësisht të gatshëm të marrin vendime.

8. Kuptim i cunguar i risqeve
"Çfarë mund të shkojë keq?" Disa njerëz përtojnë t'ia bëjnë vetes këtë pyetje. Duhet t'i duartrokisni ata që e bëjnë, sepse një vendimarrje e mirë kërkon një kuptim të plotë të pasojave të këtyre veprimeve. Shpesh, menaxherët u thonë punonjësve çfarë të bëjnë, por nuk u thonë arsyen. Shpjegoni përherë se përse ndërtoni njohuri dhe besim për të marrë vendime të qenësishme që nuk shkaktojnë përshkallëzim.

9. Pa autoritet
Asgjë nuk i shkatërron më shumë punonjësit se sa kur nuk e kanë sensin e përgjegjësive të tyre. Sapo punonjësit të kuptojnë prioritetet, opsionet dhe riskun, lërini të bëjnë punën e tyre!

10. "Më shumë se sa paguhem"
Vendimet me risk të madh duhet t'i përshtaten pagës që punonjësit marrin. Ata nuk e dëshirojnë këtë lloj përgjegjësie dhe nuk paguhen për të marrë këtë përgjegjësi. Bëni kujdes, gjeni dikë që ndjehet i/e gatshëm dhe bëjani të qarta përgjegjësitë.

Nëse kushtoni vëmendje, do të vëreni se burimi i përshkallëzimit të problemeve lidhet gjithmonë me vendimet. Kjo për shkak se janë vendimet që na ngadalësojnë apo na japin mundësinë për të bërë gjënë e gabuar. Për të shmangur përshkallëzimet e panevojshme, duhet të fokusoheni tek vendimet. Ku janë? Të kujt janë? Për çfarë kanë nevojë këta vendimarrës që t'i bërë gjërat të lëvizin më shpejt? Mbështesni vendimet e nevojshme që në burim, për të reduktuar përshkallëzimet e panevojshme të problemeve./F/
Previous Post Next Post